LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane

VLEN: Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane

Partia non grata BDI edhe një herë po e dëshmon se është parti e dështuar dhe pa ideal. BDI e cila bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE vite me radhë kërkon llogari se pse VLEN-i nuk e zhbllokon rrugën evropiane për gjashtë muaj, thonë nga VLEN.

“Partia non grata BDI e cila heshti për vite me radhë për reformat në drejtësi dhe kur BE-ja e ndau Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, sot kërkon që këto punë të rregullohen brenda natës me shkop magjik. Ne u themi se po, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian por asnjëherë me një parti antiamerikane si BDI në Qeveri.

BDI non grata, parti e cila rrënoi sistemin gjyqësor në vend, u zhytë në korrupsion dhe krim të organizuar, thirret në vlera evropiane. Një parti e cila për 20 vjet përveç se nuk lëvizi asnjë gurë drejtë Bashkimit Evropian (BE), rrënoi çdo urë që e lidhte shoqërinë tonë me BE-në, duke partizuar në skajshmëri gjyqësorin, njëkohësisht të amnistohen personat non grata si Gruevski dhe e Mijallkov”, thonë nga VLEN.


Nga atje thonë se VLEN është i angazhuar fuqishëm në implementimin e detyrimeve nga BE-ja dhe presim momentin final të krijimit të Qeverisë politike në Bullgari për ta mbyllur kontestimin me Bullgarinë dhe për të hapur përfundimisht kapitullin e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/

Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane! Koalicioni VLEN është angazhuar të sanoj plagët të cilat na i ka lënë BDI si barrë. Shërimi i këtyre plagëve në institucione shtetërore po merr kohë. Maqedonia e Veriut brenda këtij mandati do të hap negociatat me BE-në dhe do të jetë shumë afër anëtarësimit të plotë në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori