LAJMI I FUNDIT:

Fjalët prekëse të nënës së nëntëvjeçarit të vrarë nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

Fjalët prekëse të nënës së nëntëvjeçarit të vrarë nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

Andre Gleissner ishte një nga të paktën pesë personat që vdiqën, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u lënduan kur një makinë u përplas me turmat në Magdeburg të Gjermanisë, të premten në mbrëmje.

Nëna e tij Desiree Gleissner tha në një postim në Facebook: “… Andre nuk i bëri asgjë askujt… Ai ishte me ne në tokë për nëntë vjet… pse ti… pse nuk e kuptoj”.

“Tani je me gjyshen dhe gjyshin në parajsë, atyre u ke munguar shumë siç na mungon tani këtu”.


“Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona… Të premtoj këtë”, citohet të ketë thënë ajo.

Andre Gleissner, 9 vjeç, ishte në mesin e pesë personave të vrarë kur një burrë kaloi me makinën e tij nëpër një treg të mbushur me njerëz të Krishtlindjeve në Gjermani

Një faqe GoFundMe e krijuar për të mbështetur familjen e Andre mblodhi gati 50,000 € përpara se të mbyllej.

Ndërsa Franziska Helbich, një kolege e punës e mamasë së tij, shkroi se Andre “i priste kaq shumë Krishtlindjet”, por “nuk do të jetë në gjendje t’i hapë kurrë dhuratat e tij”.

“Me buzëqeshjen e tij të gëzuar dhe dëshirën e tij për jetën, Andre lë një boshllëk të madh në zemrat e familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, tha ajo.

Organizatorët thanë në një përditësim të mëvonshëm se ata kishin rihapur faqen për donacione pasi morën një lumë kërkesash nga publiku dhe se familja e Andrea-s po planifikonte të kalonte një pjesë të madhe të donacioneve për të prekurit tjerë nga sulmi.

Policia gjermane ka konfirmuar se katër gra, të moshës 45, 52, 67 dhe 75 vjeç, ishin gjithashtu në mesin e të vdekurve në incident.

Ndërkohë një i dyshuar 50-vjeçar është dërguar në paraburgim pasi doli para gjykatës të shtunën në mbrëmje.

Ndryshe, një shërbim përkujtimor u mbajt për viktimat në katedralen e qytetit të shtunën në mbrëmje, me të pranishëm kancelari Olaf Scholz, ministrja e brendshme Nancy Faeser dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Amerika
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Amerika
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike

Amerika
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?

Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?

Botë
Kalo në kategori