LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet, shporta minimale për dhjetor shkon në 62.861 denarë

Rriten çmimet, shporta minimale për dhjetor shkon në 62.861 denarë

Shporta minimale sindikale për dhjetorin e këtij viti është 62.861 denarë (1021 euro) dhe është për 840 denarë më e lartë se sa në nëntor të këtij viti kur ishte 62.021 denarë (1008 euro). Me banesë me qira prej 60 metra katrorë, është 78.236 denarë (1271 euro), njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta sindikale minimale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36,7 për qind, për veshje dhe këpucë 5.728 denarë ose 9,1 për qind, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.020 denarë ose 9,6 për qind, për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.087 denarë ose 3,3 për qind, për shëndet 1.135 denarë ose 1,8 për qind, për transport 4.727 denarë ose 7,5 për qind.

Për komunikime një familjeje katëranëtarëshe në dhjetor të këtij viti i duhen 3.417 denarë ose 5,4 për qind, për rekreacion dhe kulturë 4.458 denarë ose 7,1 për qind, për arsim 6.984 denarë ose 11,1 për qind, për restorante dhe hotele 4.131 denarë ose 6,6 për qind, ndërsa për mallrat dhe shërbimet e tjera 1.100 denarë ose 1,7 për qind.


Nëse jetojnë në banesë me qira u nevojiten edhe 21.395 denarë.

“Vlen të përmendet se nga shtatori, kur u fut masa e parë nga qeveria për kufizimin e marzheve, dhe me masën e fundit, pra aksion për uljen e çmimeve me të paktën 10 për qind, po japin rezultate, pjesa e ushqimit dhe pijet në Shportën minimale sindikale, e cila për muajin dhjetor është 23.075 denarë në krahasim me shtatorin 2024 (23.034,00 denarë) është rritur për 41,00 denarë, që konfirmon se nevojiten më shpesh masa duke pasur parasysh se tregtarët po keqpërdorin çdo mundësi për t’u pasuruar në kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve”, thuhet në kumtesë.

Shqetëson ajo që tregtarët përsëri e shfrytëzuan periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe, siç bëhet e ditur, në mënyrë evidente i rritën çmimet, ndërsa gjithashtu edhe vlerën e Shportës minimale sindikale për ushqim dhe pije për 63 produkte themelore të cilat janë pjesë e së njëjtës për dhjetor është 23.075 është rritur për edhe 397 denarë, në vend që të ulet për të paktën 10 për qind.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që masat të zgjasin më gjatë, që Qeveria dukshëm të kontribuojë në ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa masa e ardhshme të jetë pa u informuar tregtarët dhe biznesmenët që të bëjnë mos bëjnë përsëri në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve”, qëndron në kumtesën e LSM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori