LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen armë të ftohta në tregun e automjeteve në Prishtinë, intervistohen katër persona

Sekuestrohen armë të ftohta në tregun e automjeteve në Prishtinë, intervistohen katër persona

Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë realizuar sot një operacion në tregun e automjeteve, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh të ftohta.

Aksioni është kryer në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës për të luftuar krimin dhe aktivitetet ilegale.

“Njësitet tona policore kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke sekuestruar armë të ftohta në tregun e automjeteve. Ky aksion është pjesë e angazhimit të Policisë së Kosovës për të parandaluar dhe luftuar çdo aktivitet të paligjshëm,” thuhet në njoftimin e Policisë.


Në kuadër të hetimeve, katër persona janë intervistuar si të dyshuar për veprat penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve dhe materialeve plasëse.

“Personat e dyshuar janë intervistuar dhe janë liruar pas vendimit të prokurorit të shtetit, në përputhje me procedurat ligjore,” thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë të angazhohet në zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të tilla të paligjshme, për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori