LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri: Duam paratë tona

Gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri: Duam paratë tona

Gunter Held, 77 vjeç është një nga qindra shtetas të huaj të mashtruar për të investuar përmes call center-ave, që i kërkon drejtësisë shqiptare të ndërhyjë që t’i kthehen pas 135 mijë eurot e vjedhura.

Top Channel raporton se i moshuari gjerman ishte një nga 41 të mashtruarit në një skemë të mirëfilltë kriminale ku pas hetimeve të SPAK u gjetën fajtorë Erion Kasmi dhe Xhulian Xhafa.

Por ndërsa pasuritë e tyre janë të sekuestruara mbas kërkesës së prokurorisë, i moshuari nga Gjermania së bashku me katër bashkëkombës të tjerë përfunduan në gjykatën civile me kërkesën që veç procesit penal, në zhvillim e sipër të garantohen gjyqësish që do të dëmshpërblehen.


Por avokati i tyre thotë se po has në probleme mbasi me aplikimin e gjykimit të shkurtuar ndaj të akuzuarve, klientët e tij rrezikojnë të presin gjatë në gjykimet civile.

“Ky është vetëm një nga ngërçet”.

“Ka një problem ligji, duhet vendosur konfiskim po kujt për llogari të shtetit apo të klientëve të mi që kanë humbur miliona”, thotë vvokati Arben Gramo.

Aktualisht nga SPAK janë nën procedim pesë dosje, ku nga mashtrimet me Forex ranë viktima qindra qytetarë evropianë të cilët sipas ligjit në procesin penal janë viktima të veprës penale.

Ndërkohë edhe në një fashikull të dytë, nga 120 shtetas italianë të mashtruar deri më tani vetëm 12 prej tyre kanë hapur betejën për dëmshpërblim për vjedhjen që u ndodhi nga skema.

Në  vetëm një prej grupeve të  zbuluara u konstatua se kishin shkaktuar 50 milionë euro dëm në disa vende të Evropës përmes zhvatjes.

Mashtrimi online përmes “call center-ave” kryer nga disa grupe shqiptare dhe të huaja, solli si reagim krijimin e skuadrave të përbashkëta midis SPAK  dhe tre shteteve nga Spanja, Gjermania dhe Italia, të cilat identifikuan edhe vendndodhjen e dhjetëra zyrave prej nga kryheshin mashtrimet.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori