LAJMI I FUNDIT:

Beka: Parregullsi të shumta gjatë regjistrimit të popullsisë, u favorizua besimi islam

Beka: Parregullsi të shumta gjatë regjistrimit të popullsisë, u favorizua besimi islam

Basri Beka nga “Organizata Shqiptaria” ka komentuar statistikat e dala të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku sipas tyre 93.49% e popullatës në vend kanë dalë të jenë mysliman.

Ai ka thënë se rezultati i paraqitur nuk e paraqet realisht religjionin në Kosovë.

“Ky rezultat është i kompromentuar. Ne si organizatë “Shqiptaria” që në fillim të regjistrimit kemi has në parregullsi të shumta. Regjistruesit kanë regjistruar në mënyrë arbitrare një religjion të caktuar, në këtë rast në religjionin islam. Nuk i kanë pyetur fare dhe në bazë të emrit kanë vendosur për fenë dhe nuk e ka pyetur fare’’, ka thënë ai.


Tutje Beka ka thënë se një parregullsi tjetër ka qenë edhe me rubrikat e opsioneve gjatë regjistrimit të popullsisë.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë: 93.49 për qind e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31 atij ortodoks dhe 1.75 katolik
Lexo po ashtu Regjistrimi i popullsisë në Kosovë: 93.49 për qind e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31 atij ortodoks dhe 1.75 katolik

“Po ashtu, qytetarët që kanë dashur të deklarohen si pjesë e besimit “Shqiptaria” janë përballur me pengesa teknike dhe mungesë të transparencës nga ana e regjistruesve. Në shumë raste, rubrika “Tjetër, specifiko” nuk ka qenë e aksesueshme ose është refuzuar të plotësohet sipas dëshirës së qytetarëve, ka thënë Beka në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai thotë se për më tepër, pjesëmarrësit nuk kanë pasur mundësinë të konfirmojnë saktësinë e të dhënave të tyre pas regjistrimit, duke e bërë këtë proces edhe më problematik.

Ndryshe Organizata Shqiptaria është njohur vitin e fundit për thirrjet që ka bërë për të braktisur fenë islame në Kosovë ku janë shkaktuar debate të shumta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori