Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjetë ditë të pandehurit P. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes e mbetur në tentativë.
“Me datën 20.12.2024 rreth orës 09:30 minuta, në rrugën “D.” lagjen B. – Gjakovë, me dashje ka tentuar të privoje nga jeta, këtu të dëmtuarin Gj. B., ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, e të cilat mosmarrëveshje kanë vazhduar edhe ditën kritike e ku i pandehuri pasi takon të dëmtuarin fillimisht fjalosen në mes vete dhe për një moment i pandehuri nxjerr pistoletën e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm dhe shtënë në drejtim të dëmtuarit duke e qëlluar në pjesë vitale të trupit, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara i dëmtuari rrëzohet në tokë, më pas dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe i nënshtrohet operimit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ” Vrasja” e mbetur në tentativë, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, i ndikimit në prova dhe rreziku i ikjes. I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 20 dhjetor 2024 dhe do të zgjasë deri më 19 janar 2025. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, theksohet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova