LAJMI I FUNDIT:

Mandarinat nga Shqipëria rrezik të bojkotohen – pas zbulimit se fermerët kanë përdorur pesticide të rrezikshme

Mandarinat nga Shqipëria rrezik të bojkotohen – pas zbulimit se fermerët kanë përdorur pesticide të rrezikshme

Mandarinat e spërkatura me pesticide të ndaluara nga fermerë të papërgjegjshëm kanë ulur vlerën edhe të atyre produkteve bujqësore që janë rritur brenda rregullave të Bashkimit Evropian.

Tregtimi dhe përdorimi i këtyre helmeve do të ketë një faturë të rëndë ekonomike për bujqësinë tonë, pasi konsumatori dhe tregtarët do të qëndrojnë larg prodhimit të tokës shqiptare, shkruan Tch.

“Unë nuk besoj se në afatin e gjatë ne do të kemi një ulje të çmimit të produkteve, por një bojkotim të vetë produktit. Tregjet Evropiane sot janë shumë të ndjeshëm ndaj këtyre temave. Një situatë e përsëritur krijon një dyshim afatgjatë për produktin i cili vë në pikëpyetje tregjet ndërkombëtare, por të gjithë markës Made in Albania dhe në këto kushte rrënojmë në mënyrë të qëndrueshme reputacionin tonë”, shprehet Fatmir Guri, ekspert ekonomie.


Përdorimi pa kriter i kimikateve tashmë është një sjellje e përsëritur nga fermerët tanë. Është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë që të heq nga qarkullimi helmet e rrezikshme që tregtohen nga kontrabandistët.

“Është detyra e institucioneve të cilat janë përgjegjëse për t’u bashkërenduar dhe bashkëshoqëruar fermerët në procesin e prodhimit për t’i mundësuar këtyre të fundit që të kenë një qasje sa më koherente me legjislacionin që është në fuqi”, shton Guri.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori