Barbara Leaf, zyrtare e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, ka thënë të premten se e ka informuar liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Shaara se Uashingtoni e ka flakur tutje shpërblimin për arrestimin e tij, dhe i ka mirëpritur “mesazhet pozitive” në diskutime, përfshirë premtimin për luftim të terrorizmit.
Leaf ka thënë se ka biseduar me Shaaran për “nevojën kritike që grupet terroriste të mos përbëjnë kërcënim brenda Sirisë, apo jashtë shtetit, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët në rajon”.
“Ahmed al-Sharaa është i përkushtuar në këtë pikë”, ka thënë Leaf para gazetarëve, pas takimit në Damask.
“Bazuar në diskutimet tona, i kam thënë se nuk do të kërkojmë shpërblim për arrestimin e tij”, ka thënë zyrtarja amerikane.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, e ka ofruar qysh prej vitit 2017 një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Jolani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, al-Qaeda.
Leaf, pjesë e vizitës së parë zyrtare të diplomatëve amerikanë në Damask, prej ditëve të para të luftës civile, ka thënë se Sharaa “është treguar pragmatik” dhe që bisedimet kanë qenë “të mira, shumë produktive, dhe të detajuara”.
“I kemi mirëpritur mesazhet pozitive” prej Sharaas prej kur rebelët e tij islamistë e kanë rrëzuar liderin Bashar al-Assad prej pushtetit”, ka thënë Leaf.
Sharaa dhe rebelët e grupit të tij, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), vazhdojnë të jenë në listën e grupeve terroriste, të përpiluar nga Uashingtoni.
Leaf nuk ka folur për këtë aspekt, shkruan rel.
HTS, grupi më i fuqishëm i rebelëve në Siri, ishte themeluar nën një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, më 2011, dhe ka qenë degë e Al-Kaidës.
Grupi është konsideruar ndër më efektivët në luftën kundër regjimit të Assadit.
Përveç nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.
Lideri i grupit, Ahmed al-Sharaa, i ka shkëputur lidhjet me Al-Kaidën më 2016. Ai është zotuar së fundmi për tolerancë për komunitetet dhe grupet tjera fetare.
Megjithatë, e kaluara e dhunshme e grupit ka ngritur shumë pikëpyetje nëse ai do të mund t’i përmbushë premtimet.
Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.
Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite