LAJMI I FUNDIT:

Një grua në Prishtinë raporton se disa persona ia rrëmbyen djalin për 300 euro borxh

Një grua në Prishtinë raporton se disa persona ia rrëmbyen djalin për 300 euro borxh
Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i ishte rrëmbyer djali nga disa persona për 300 euro borxh.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Prishtinë  16.12.2024-NN.  Më 20.12.2024 është raportuar se me datën  e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se  disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro”, thuhet në raport.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti nën hetime. /Telegrafi/