Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, duke shkaktuar viktima të shumta.
Gazeta Bild raporton se të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa raportime të tjera nga mediat, duke iu referuar burimeve zyrtare, tregojnë se deri më tani janë konfirmuar dy viktima.
Sipas autoriteteve, mbi 80 persona kanë mbetur të plagosur gjatë sulmit, i cili po hetohet si një akt terrorist.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në mbarë vendin, duke nxitur reagime nga zyrtarët më të lartë të shtetit.
‼️ The attacker who drove into a crowd in #Magdeburg was born in Saudi Arabia
According to the German newspaper Welt, citing intelligence services, the perpetrator is 50 years old. Prior to the attack, he rented a car, which he then used to drive into the market at the Old Town… pic.twitter.com/4XavsELh5f
— NEXTA (@nexta_tv) December 20, 2024
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij për viktimat dhe familjet e tyre, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.
“Raportet nga Magdeburgu sugjerojnë se diçka e tmerrshme po vjen. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë tyre dhe pranë popullit të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të angazhuar në këto orë shqetësuese”, tha Scholz, i cili do të vizitojë rajonin gjatë ditës së shtune.
Hetimet e deritanishme kanë identifikuar të dyshuarin kryesor si një burrë me origjinë nga Arabia Saudite, i lindur në vitin 1974.
Ai kishte ardhur në Gjermani në vitin 2006 dhe punonte si mjek. Sipas raportimeve, ai kishte marrë me qira automjetin e përdorur në sulm.
Në ulësen e pasagjerit të veturës është gjetur një bagazh, i cili po shqyrtohet nga ekspertët për të hedhur dritë mbi motivet dhe planifikimin e sulmit.
‼️ BREAKING: Car Drives Into Crowd at Magdeburg Christmas Market
A driver drove into a group of people at the Christmas market in Magdeburg. At least one person has died, and several others have been injured, according to police statements.
Earlier reports from German media… pic.twitter.com/GKwJyi2S2q
— NEXTA (@nexta_tv) December 20, 2024
Policia ka konfirmuar se për momentin nuk ka prova që tregojnë për përfshirjen e ndonjë të dyshuari tjetër.
Zëdhënësi i qytetit të Magdeburgut, Michael Reif, e ka cilësuar këtë ngjarje si një sulm terrorist.
“Fotografitë janë të tmerrshme. Informacioni im është se një veturë ka hyrë në tregun e Krishtlindjeve, por ende nuk mund të them nga cili drejtim dhe sa larg”, u shpreh Reif.
Tragjedia ka ngjallur reagime edhe përtej kufijve të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritetin e saj me popullin gjerman dhe ka dërguar ngushëllime për viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Gjithashtu ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von Der Leyen, zyrtarë britanikë si dhe liderë të tjerë botëror.
Ndërkohë, ky incident tragjik ka lënë gjurmë të thella në qytetin që zakonisht karakterizohet nga atmosfera festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjitha detajet e këtij sulmi të tmerrshëm dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në të ardhmen.
Ka ende një “prezencë të fortë policore” në vendin e tregut të Krishtlindjeve. Qendra e qytetit është e mbyllur dhe e rrethuar.
Ndryshe, Magdeburg, një qytet me 240 mijë banorë dhe kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt, ndodhet në perëndim të Berlinit. /Telegrafi/
Meine Gedanken sind heute bei den Opfern der brutalen und feigen Tat in Magdeburg.
Mein Beileid gilt den Angehörigen und Freunden, mein Dank der Polizei und den Rettungskräften.
Diese Gewalttat muss aufgeklärt und hart geahndet werden.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 20, 2024
Profondément choqué face à l’horreur qui frappe ce soir le marché de Noël de Magdebourg en Allemagne.
Je pense aux victimes, aux blessés ainsi qu’à leurs proches et à leurs familles. La France partage la douleur du peuple allemand et exprime toute sa solidarité.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) December 20, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025