LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale fton për të dytën herë Kurtin për intervistim

Prokuroria Speciale fton për të dytën herë Kurtin për intervistim

Prokuroria Speciale ka përcjellur një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka pohuar ai.


U pyet për ftesën nga Prokuroria Speciale, Kurti thotë se është duke shkuar në një koncert
Lexo po ashtu U pyet për ftesën nga Prokuroria Speciale, Kurti thotë se është duke shkuar në një koncert

Tutje, Kryeziu thotë se presin përgjigje pozitive nga prokuroria.

“Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, shtoi mes tjerash ai.

Ndryshe, më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë në lidhje me ftesën e bërë nga Prokuroria Speciale, ku ai është thirrur në cilësinë e dëshmitarit./Telegrafi/