Për herë të parë në Prishtinë mbahet seanca e parë e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë.
130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës. E pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani.
Në fjalën t tij, kryeministri Edi Rama tha se ka negociuar në samitin e BE-së me presidenten Osmani për të hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.
“Dëshira ime e zjarrtë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE e tjetri në listën e sanksioneve të BE-së të cilat sot janë një absurditet absolut,” tha Rama.
“Teksa një vit po ikën dhe një vit tjetër i ri po vjen, kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet që kur kisha nderin ti adresohem kësaj salle si kryeministër i sapozgjedhur i Shqipërisë. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi por janë shumë në jetën e një individi. Kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne, në anë tjetër të Bjeshkëve në Shqipëri, 10 vite të një kthese të madhe ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore, përmbytje tërmeti shkatërrimtar e një pandemi globale. Kur përjetoj sot habinë e miqve nga transformimi i Shqipëri së themi ia ka vlejtur çdo sakrificë”, tha Rama.
“Para pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i vlerësimit i NATO-s që të vlerësonin nëse kishim infrastrukturën dhe logjistikën të mbanim samitin. Vetëm për presidentin e SHAB mbërrijnë një mijë vetë. Përshtypjet ishin të jashtëzakonshëm”, tha Rama.
“Vitin e ardhshëm presim që në Hagë të shpallemi vendi mikpritës i samitit. Në 2027 është edhe viti i lënë si synim për përmbylljen e negociatave në BE. Edhe kjo një ngjitje e paimagjinueshme drejt majës që më parë nuk e shihnim dot. Shqipëria ishte një dele gjysmë e zezë e gjysme gri që askush nuk e merrte seriozisht jashtë kufijve,” tha Rama.
“Në 2024, president Rugova tha diçka edhe për ne sot duke na kujtuar se: citoj “Objektivat e përbashkëta janë integrimi në BE, NATO dhe miqësi permanente me SHBA.E themi me bindje se shqiptarët sot janë në rrugë të progresit, populli me dinamik dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe të BE”, tha ai
“Këto fjalë janë gjithçka na duhet dhe na mjafton për të mos humbur nga sytë objektivin historik për bashkimin me BE dhe mos hequr nga mendja se këtë shans shqiptarët mund të shfrytëzojmë me sukses vetëm si trimi i mirë me shokë shumë. Jemi një komb që flet një gjuhë aq të vjetër sa gjeneza e Perëndimit”, tha Rama.
Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike. Më konkretisht, bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Për herë të parë dy Kuvendet zhvilluan takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë
Zyrtari i lartë amerikan vjen në Kosovë
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990
SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit
Hakmarrje për sherrin në Palasë, si u rrah brutalisht biznesmeni në Tiranë
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë