LAJMI I FUNDIT:

SHBA me vizitën e parë diplomatike në Siri në më shumë se një dekadë

SHBA me vizitën e parë diplomatike në Siri në më shumë se një dekadë

Diplomatët amerikanë tani ndodhen në kryeqytetin sirian Damask, ku planifikojnë të takojnë përfaqësuesit e Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilin Uashingtoni ende e cilëson si një organizatë terroriste.

Vizita pason ato të delegacioneve të ditëve të fundit nga OKB-ja dhe vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.

Ndërsa bëhet e ditur se kjo është paraqitja e parë zyrtare diplomatike amerikane në Damask në më shumë se një dekadë.


Dhe është një shenjë e mëtejshme e ndryshimeve dramatike që po ndodhin në Siri që nga rënia e regjimit të presidentit Bashar al-Assad më shumë se një javë më parë dhe shpejtësia e përpjekjeve të SHBA-së dhe Evropës, të mbështetura gjithashtu nga vendet arabe, për të provuar të ndikojnë në qeverisjen në vazhdim, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, delegacioni i zyrtarëve të lartë përfshin Ndihmës Sekretaren e Shtetit Barbara Leaf, Roger Carstens, i cili është i dërguari special për pengje i Joe Biden, si dhe Daniel Rubinstein, këshilltar i lartë për çështje të Lindjes së Afërt.

Ata do të angazhohen drejtpërdrejt me popullin sirian, duke përfshirë anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë, anëtarë të komuniteteve të ndryshme dhe zëra të tjerë sirianë rreth vizionit të tyre për të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, ata planifikojnë të takojnë përfaqësues nga HTS, në një shfaqje gatishmërie për t’u marrë me grupin që SHBA ende e konsideron si një organizatë terroriste, por duke krijuar presion që ajo të kalojë në një qeveri gjithëpërfshirëse, jo sektare.

Ndryshe, Uashingtoni po vendos në mënyrë efektive një sërë kushtesh përpara se të konsideron heqjen e grupit – një hap kritik që mund të ndihmojë në rrugën drejt lehtësimit të sanksioneve që Damaskut i nevojitet.

Ndër tjera, zyrtarët po kërkojnë informacione të mëtejshme për të ndihmuar në gjetjen e gazetarit amerikan Austin Tice, i cili u rrëmbye në Damask në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori