LAJMI I FUNDIT:

Sindikalisti Sharka: Pesticidi i gjetur te mandarinat shqiptare ka 4 vjet që nuk lejohet me ligj

Sindikalisti Sharka: Pesticidi i gjetur te mandarinat shqiptare ka 4 vjet që nuk lejohet me ligj

Ish-kryetari i Sindikatës së Fermerëve, Eduart Sharka, foli në lidhje me bllokimin e mandarinave shqiptare nga BE.

Sipas Sharkës kjo gjë pritej sepse pothuajse çdo tre muaj sipas tij, sistemi i kontrollit të BE konstaton raste të tilla.

Ai ngriti alarmin duke thënë se ky pesticid kishte 4 vjet që ishte hequr me ligj nga BE dhe ndalohej dhe në Shqipëri.


“E prisja sepse jo për mandarinat por pothuajse çdo tre muaj kemi raste të tilla ku Sistemi i Kontrollit të Sigurisë Ushqimore të Bashkimit Europian, herë pas here i nxjerr produktet tona mbi noramtivën e BE-së për pesticide të caktuara. Ky rast është alarmant sepse është zbuluar një preparat që ka 4 vjet që me ligj është hequr nga lista e përdorimit nga BE dhe në vendin tonë po ashtu”, deklaroi Sharka në Euronews Albania.

“Tjetra është që kemi të bëjmë me fruta dhe ajo që është alarm për ne është që ne vihemi përballë faktit vetëm kur kontrollohemi nga BE dhe pyetja e madhe vjen; A kontrollohemi ne në vendin tonë dhe pse nuk zbulohet këtu, që do të thotë që AKU është kthyer në një insitucion që vepron pos faktum. Domethënë AKU vepron gjithmonë pas konstatimit të BE dhe puna e tyre është reduktuar duke vendosur vetëm gjoba pas konstatimeve nga BE”.

“Natyrisht që në tregun tonë dhe të Kosovës këto mandarina qarkullojnë por janë eksportuar me qindra ton dhe shumica kanë dalë të rregullta jo për të ulur alarmin por nuk është gjithçka zi, gjithsesi në tregun tonë dhe të Kosovës qarkullojnë këto produkte”, tha Eduart Sharka.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori