Ligji për Këshillin e Sigurisë dhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit të kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës nga ana e presidentes, Vjosa Osmani, rrezikojnë të hedhen poshtë, në rast se deputetët nuk mblidhen në seancë për të përmbysur veton e të parës së shtetit.
Për herë të parë gjatë mandatit të saj, presidentja Vjosa Osmani, më 18.11.2024, i ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend dy ligje nën arsyetimin se disa nene tyre janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Me Rregulloren e Punës së Kuvendit, parashihet që në rastet kur presidentja e kthen një ligj në Kuvend, kryeparlamentari ia dërgon atë menjëherë Komisionit përgjegjës-raportues, i cili përgatit raportin për seancë plenare brenda katër javëve nga dita e pranimit të tij.
Por, ndonëse ka kaluar një muaj, Kuvendi i Kosovës deri më sot (19.12.2024) nuk ka paralajmëruar seancë për të trajtuar këtë çështje.
Rregullorja e legjislativit e specifikon se në rast se Kuvendi nuk e përmbys veton e presidentes përmes votimit, atëherë konsiderohet se nuk ka ligj.
“Për ta përmbysur veton e Presidentit nevojiten që së paku 61 deputetë të votojnë për ligjin e miratuar, i cili është kthyer nga Presidenti i Republikës dhe ligji konsiderohet i shpallur. Në rast se Kuvendi nuk e përmbys veton e Presidentit, konsiderohet se nuk ka ligj”- thuhet shprehimisht në Rregullore.
Violeta Haxholli, hulumtuese nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) deklaron për KALLXO.com se procedurat për shqyrtimin e këtyre ligjeve në seancë të Kuvendit është vështirë të përfundojnë gjatë këtij mandati.
“Për momentin s’ka seanca të paralajmëruara, ndërsa ka mbetur pak kohë deri te përfundimi i kësaj legjislature të Kuvendit. Kjo varet nga vullneti politik i partisë në pushtet që të mbledh 61 deputetë dhe të thërras seancën për miratim të tyre”- thotë ajo.
Komisionet në dilemë me Rregulloren e re
Komisionet përgjegjëse në Kuvend janë mbledhur për të shqyrtuar çështjen e ligjeve të kthyera nga presidentja, megjithatë gjatë rrugës kanë hasur në dilema sa i përket interpretimit të Rregullores së re të Kuvendit, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2022.
Sipas kryetarit të Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, në mbledhjen e mbajtur më 27.11.2024, dilema ka qenë nëse Komisioni ka mandat për të propozuar amandamente dhe këto t’i propozohen Kuvendit për miratim sipas vërejtjeve të Presidentes.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë çështje kanë kërkuar interpretim nga Komisioni për Legjislacion.
“Komisioni përkatës për Rregulloren e Kuvendit ende nuk e ka kthyer përgjigjen e tij dhe kështu ende nuk është proceduar Raporti për seancë të Kuvendit. Proceduralisht kjo çështje me siguri do të mbetet për t’u trajtuar në mandatin e Legjislaturës së re”- u shpreh Berisha.
Njëjtë ka vepruar edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i cili është mbledhur më 05.12.2024 për ta trajtuar çështjen e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala ka thënë se “nga shumica parlamentare është propozuar që të mos merret vendim derisa të kemi interpretim nga Komisioni për legjislacion lidhur me dispozitat e Rregullores së Kuvendit lidhur me kthimin e ligjit”.
Ndërsa, ka shtuar se afati për dërgimin e rekomandimit në seancë është konsumuar për shkak të neglizhencës së shumicës parlamentare.
“Nga ajo datë, Komisioni për legjislacion s’ka bërë ndonjë interpretim dhe tani edhe afati prej 4 javësh është konsumuar për dërgimin e rekomandimit të Komisionit për ekonomi, kryekëput për shkak të neglizhencës së shumicës parlamentare”- u shpreh ai.
Deputeti Burim Meta tha se “me bindje dhe vendosmëri do t’i përkrah propozimet e Presidentes”.
Arsyetimet e presidentes Osmani për kthimin e ligjeve
Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Presidenti i Republikës e kthen ligjin në Kuvend, ai/ajo duhet të theksojë arsyet e kthimit të ligjit.
Ndërsa, theksohet se presidenti, të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, mund ta ushtrojë vetëm një herë.
Sipas Presidencës së Kosovës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.
Në arsyetim, Osmani thekson se Ligji i miratuar nga Kuvendi ka fshirë të gjitha dispozitat e ligjit paraprak, me të cilin rregullohet mandati, funksionimi, kompetencat dhe përbërja e Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme, duke arsyetuar se në mungesë të një ligji tjetër në fuqi që e rregullon këtë fushë, funksionimi i Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbetet krejtësisht i parregulluar, duke e rrezikuar sigurinë kombëtare të shtetit.
Në Kosovë, aktualisht, nuk ka ligj përkatës që e rregullon këtë fushë.
Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës mund të shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme, kur: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.
Po të njëjtën ditë, e para e shtetit e ka kthyer për rishqyrtim edhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Osmani ia ka kthyer këtë ligj Kuvendit me arsyetimin se disa dispozita të tij rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.
Sipas arsyetimit të Osmanit, Ligji cenon mundësinë e zbatimit të obligimeve kushtetuese të institucioneve kompetente në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pasi që kufizon aplikimin e masave të tjera, siç mund të ishte kalimi në paketimin me të qëndrueshëm dhe më miqësor për mjedisin.
Osmani tutje ka përmendur edhe pasojat e shpalljes së këtij ligji. Ajo ka thënë se mungesa e qartësisë ligjore për përdorimin e qeseve të plastikës ndikon edhe në përdorimin e tyre në mënyrë të pakontrolluar.
Të dyja ligjet u patën miratuar në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 31.10.2024.
Gjatë mandatit të saj si presidente, kjo është hera e parë që Osmani ka kthyer ligje për rishqyrtim në Kuvend./KALLXO.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione – nuk iu beson më askush
Fitness qendra “Oxygen” në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
Avancimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, prioritet i Presidentes Osmani për vitin 2025
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?