LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e Veliajt ankimuan kontrollet e SPAK, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen

Familjarët e Veliajt ankimuan kontrollet e SPAK, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen

Ilirjana Olldashi është gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimet e bëra nga familjaret e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa e Arbër Veliaj, kundër kontrolleve nga SPAK.

Pas kontrolleve në shtëpinë e të vëllait dhe sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes, me anë të avokatëve të tij, Veliaj depozitoi një kërkesë në gjykatë, ku përmes saj kundërshtohen veprimet e SPAK-ut.

Dy ditë më parë, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Veliaj ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me hetimet dhe kontrollin e të premtes nga BKH-ja, ku mes rreshtave shpreh hapur edhe pakënaqësinë ndaj SPAK, duke thënë se i shkuan për kontroll në banesë pa një vendim gjykate.


“Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situatë të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kush e di se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radhët e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve. Kjo është e gjithë ngjarja, e cila tregoi se as jetoj në vila të pajustifikuara, as kam apartamente të padeklaruara, si hienat dhe plot nga korbat që më sulmojnë nga dita e parë e kësaj detyre”.

Erion Veliaj thotë në reagim se nuk ka pasuri të fshehura dhe abuzim me detyrën, por edhe pse mund të ketë pakënaqësi ndaj SPAK në lidhje me hetimin ndaj tij, shton se është i hapur ndaj çdo hetimi. “Më pëlqen a s’më pëlqen kjo që po ndodh aktualisht në raport me mua dhe a më duken a s’më duken, mua personalisht, të drejta të gjitha veprimet e SPAK-ut ndaj meje e familjes time, kjo nuk ka pikë rëndësie për mua institucionalisht. Prandaj, jo vetëm nuk i kundërvihem në asnjë formë veprimtarisë së prokurorëve dhe hetuesve të SPAK-ut, por e mirëpres që ta kryejnë deri në fund, siç e mendojnë, detyrën e tyre.”, shkroi Veliaj

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori