LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Arsimi dual rriti punësimin e të rinjve

Janevska: Arsimi dual rriti punësimin e të rinjve

“Koncepti i arsimit dual krijon kuadrin e nevojshëm, të përgatitur mirë për nevojat e ekonomisë dhe në këtë mënyrë redukton boshllëkun përmes ofertës dhe kërkesës në tregun e kapitalit njerëzor. Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të zbatojmë dhe
përmirësojmë këtë koncept të arsimit, në kuadër të projektit “Arsimi për Punësim”e cila përsëri, mundësoi unifikimin e energjisë dhe krijimin e përbashkët të politikave arsimore efektive”.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë “Rontis” në Veles, ku së bashku me ambasadoren zvicerane Veronik Ulman, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni Peshev dhe udhëheqësin e ekipit të projektit Kurt Vutriks, realizuan mbikëqyrje të drejtpërdrejt në zbatimin e mësimit praktik në vendin e punës për nxënësit nga Qendra Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Kole Nedelkovski”.

“Shumë kompani janë të përfshira në arsimin dual ndjekin standarde të larta të arsimit dhe kujdesen për nxënësit, gjegjësisht për mbi 550 nxënës në këtë vit shkollor organizojnë mësimin praktik pothuajse për 4000 nxënës nga paralelet duale në 62 shkolla të mesme profesionale”, tha Janevska, duke shtuar se këto janë shifra të mira, të cilat janë arritur me shumë përpjekje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe me mbështetje të madhe nga Ambasada Zvicerane, Delegacioni i BE-së, komuniteti i biznesit, sektori civil dhe nga vetë shkollat.


Ministrja shprehu pritshmërinë që bashkëpunimi përmes të gjithëve që deri më tani janë kujdesur për avancimin dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional do të vazhdojë, jo vetëm përmes projektit “Arsimi për Punësim”, por në përgjithësi edhe përmes të gjitha kanaleve të cilat japin efekt, duke shtuar se pret që së shpejti të sillet Ligji i ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim, i cili është në procedurë parlamentare dhe i cili në fakt do të rregullojë sistematikisht konceptin e arsimit dual.

“Si ministre marr iniciativë konkrete që ky bashkëpunim të vazhdojë, kështu që ministria tashmë ju ka dërguar shkresë komunave dhe shkollave të mesme profesionale, të cilat në koordinim me kompanitë duhet të dorëzojnë informacione për nevojat reale të kuadrit të caktuar, në mënyrë që të mund të planifikojmë kuotat e regjistrimit të nxënësve në arsimin e mesëm në konkursin për vitin e ardhshëm shkollor”, shtoi Janevska.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori