LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt feston ditëlindjen e tij të 61-të: Edhe në dekadën e shtatë, ai është një nga meshkujt më tërheqës në botë

Brad Pitt feston ditëlindjen e tij të 61-të: Edhe në dekadën e shtatë, ai është një nga meshkujt më tërheqës në botë
Brad Pitt (Foto: EPA-EFE)

Aktori i Hollivudit, Brad Pitt, një nga meshkujt më të dëshirueshëm në botë, feston sot 61-vjetorin e lindjes, duke hyrë në dekadën e shtatë të jetës.

Brad Pitt ka lindur më 18 dhjetor 1963 në Shani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Karriera e tij në botën e filmit filloi në fund të viteve tetëdhjetë dhe ai bëri përparimin e tij të parë të vërtetë në mesin e viteve nëntëdhjetë. Ai fitoi famë përmes disa roleve kryesore të Hollivudit dhe talenti, karizma dhe pamja fizike e bënë atë një yll të vërtetë.

Roli i tij i parë i madh ishte në vitin 1988 në filmin “The Dark Side of the Sun”, ku ai portretizoi personazhin e një të riu amerikan, familja e të cilit e ndihmon të shërohet nga një sëmundje e lëkurës. Filmi u xhirua në Jugosllavi dhe Pitt fitoi 1523 dollarë në javë për shtatë javë gjatë xhirimeve.


Pas kësaj, ai mori një rol në filmin televiziv “Too Young to Die?”. Sidoqoftë, karriera e tij e vërtetë e yjeve filloi në mesin e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Disa nga rolet më të famshëm dhe më të dashur që Brad Pitt i ka realizuar në filma si “The Devil’s Own”, “Seven Years in Tibet”, “Meet Joe Black”, “Ocean’s Twelve” dhe “Troy”. Talenti i tij nuk kaloi pa u vënë re dhe shumë e konsiderojnë atë si një nga aktorët më të rëndësishëm të brezit të tij.

Një nga momentet kyçe në karrierën e tij ishte interpretimi i tij në filmin “Thelma dhe Louise” të vitit 1991, ku ai portretizoi personazhin e një endacaki kriminel të vogël. Ky rol, ndonëse dytësor, e bëri Pitt një “seks simbol të vërtetë”, dhe skena e dashurisë me Geena Davis, në të cilën ai u shfaq pothuajse i zhveshur me një kapele kauboj, u bë ikonë dhe mbeti në kujtesën e publikut.

Brad Pitt ishte i martuar me aktoren e njohur Jennifer Ashton dhe romanca e tyre ishte nën syrin e mediave botërore. Mirëpo, pas xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith”, ku luajtën disa vrasës me Angelina Jolie, Brad nisi një lidhje dashurie me Angelina. Ajo lidhje, martesa dhe divorci i tyre u pasuan me interes të madh publik. Me Angelina Jolie, me të cilën ka gjashtë fëmijë – tre biologjikë dhe tre të birësuar.

Brad më pas filloi një lidhje me aktoren 31-vjeçare Ines de Ramon. Gjegjësisht, në shkurt të këtij viti, ajo u zhvendos në shtëpinë e Brad në Los Angeles. Kjo është lidhja e parë serioze e Brad pas divorcit nga Angelina Jolie.

Ndonëse sot i ka kaluar të gjashtëdhjetat, Brad Pitt sërish duket i shkëlqyeshëm dhe me çdo projekt të ri konfirmon statusin e tij si ikonë e Hollivudit dhe sigurisht që është bërë simbol i magjepsjes dhe bukurisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori