Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për vrasje në tentativë dhe kundër një personi tjetër për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale.
Ngjarja ka ndodhur më 10 dhjetor në fshatin Mirkovc, ku i dyshuari 37-vjeçar ka tentuar t’i marrë jetën një personi për shkak të padurimit të mëparshëm dhe marrëdhënie të pazgjidhura për borxh. I dyshuari ka gjuajtur me një plumb në drejtim të viktimës, por nuk ka arritur ta qëllojë atë. Gjykata Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Më 10 dhjetor, në fshatin Mirkovc, tashmë i dyshuari 37-vjeçar me dashje ka tentuar t’i marrë jetën një personi, dhe motivi i tij ka qenë padurimi i mëparshëm i ndërsjellë për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura për borxh. Ai ka shkuar në shtëpinë e viktimës, ku para derës ka nxjerrë një armë zjarri – pushkë dhe ka gjuajtur një plumb në drejtim të viktimës, por nuk ka arritur ta qëllojë atë. Plumbi ka përfunduar në murin ngjitur me kornizën e derës së hyrjes, në pjesën e epërme të gjoksit të viktimës, i cili menjëherë kur ka vërejtur armën është tërhequr brenda shtëpisë dhe ka mbyllur derën e hyrjes, e cila mbyllet automatikisht. I dyshuari ka filluar të trokasë dhe shkelmojë derën e mbyllur të hyrjes dhe pasi nuk ka arritur të hyjë në shtëpi është larguar me vrap nga vendi së bashku me personin që dyshohet se e ka ndihmuar për të shmangur zbulimin pas kryerjes së krimit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Ata shtojnë se prokurori publik, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, ka propozuar që autorit të dyshuar të vrasjes në tentativë t’i caktohet masa e paraburgimit. Me vendim, Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi masën e kërkuar të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione – nuk iu beson më askush
Fitness qendra “Oxygen” në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
Avancimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, prioritet i Presidentes Osmani për vitin 2025
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?