LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë një vizite zyrtare në Berlin, u prit nga Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, me ç’rast nënshkruan një Marrëveshje bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve.

Gjatë takimit bilateral, dy gjeneralët diskutuan sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes forcave të armatosura të Kosovës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja e nënshkruar nga Jashari dhe Breuer, përfshin përkrahjen gjermane për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në, duke mundësuar përfshirjen e saj në organizata ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e FSK-së.


Fushat e bashkëpunimit të përcaktuara nga kjo marrëveshje përfshijnë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, mbështetjen teknike dhe logjistike, si dhe aktivitete të tjera që fuqizojnë kapacitetet e mbrojtjes.

Kjo marrëveshje thekson rëndësinë e aleancës strategjike mes Kosovës dhe Gjermanisë, e cila vazhdon të luajë një rol kyç në zhvillimin dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPM, jep dritën e gjelbër për Ligjin e KPK-së

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPM, jep dritën e gjelbër për Ligjin e KPK-së

Lajme

"Konfliktuoze, monstrum politik, terroriste politike", Haxhiu thotë se po përballet me gjuhë denigruese gjatë kandidimit për kryeparlamentare

Lajme
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Lajme
Kalo në kategori