Pas përfundimit të moratoriumit në gusht të vitit 2025, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Ministria e Turizmit dhe mjedisit ka përgatitur një projektligj për të rregulluar këtë aktivitet dhe për ta lejuar atë vetëm në zona të caktuara.
Pas një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadon gushtin e vitit të ardhshëm, propozohet lejimi i aktivitetit në zona të caktuara. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për gjuetinë”.
“Zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më pak se 10 vjet, kjo për arsyen se sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës”, deklaroi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Gjuetarë do të jenë si fillim vetëm shtetasit shqiptarë, ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç, që kanë armë me leje dhe që janë të pajisur me leje gjuetie. Sipas relacionit të projketligjit, statusi i zonës së gjuetisë do të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, nevoja të zhvillimit rural, kur ka keqpërdorim dhe kur nuk zbatohet kontrata me qiramarrësin.
“Në fakt projektligji i ri nuk ndryshon shumë nga nismat e mëhershme të moratoriumit. Në relacion thuhet gjithashtu se nisma ligjore do i shërbejë shtimit të popullatës së shpendëve dhe kafshëve. Problemi i madh është që ne sot nuk kemi asnjë të dhënë se sa ndikoi te përmirësimi i jetës së egër moratoriumi i shtyrë disa herë”, u shpreh Joni Vorpsi, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.
Baza e re ligjore parashikon se në rastet kur në zona të ndaluar gjuhen kafshë që nuk janë pjesë e listës apo kur mungon leja e gjuetisë gjobat janë të majme dhe variojnë nga 500 mijë lekë në 1 milion e 300 mijë lekë. Po sa ndikuan këto masa edhe gjatë periudhës së moratoriumit për të frenuar gjuetinë e paligjshme?
“Thuajse fare. Gjuetia e paligjshme vijoi edhe me mënyra të brakonazhit. U përdorën imituesit për shpendët. Pati edhe gjuetarë nga jashtë që e thyen moratoriumin”, tha Vorpsi.
Në vitin 2017, Federata Kombëtare e Gjuetisë propozoi që gjuetia të kthehej në një sport të licencuar kundrejt pagesës, që mund të sillte deri në 12 milionë euro të ardhura në vit për buxhetin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë