LAJMI I FUNDIT:

Policia në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje  

Policia në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje  

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për një rast vjedhje, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Rasti ka ndodhur në një market, në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

“Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor të Gjakovës, në bashkëpunim me njësite të tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative.


Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim.

Policia tutje thekson se çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. /Telegrafi/