Kryeministri Kosovës Albin Kurti ka thënë se 88 për qind e grave ndërmarrëse kanë hapur biznese vetëfinancuese pa ndonjë hua apo mbështetje të jashtme.
Këtë deklarim kryeministri e bëri në tryezën për fuqizim ekonomik të grave të komuniteteve jo shumicë. Ai shtoi se përgjegjësitë e grave janë shumë më të mëdha sesa të burrave, pasi sipas tij, 6.2 orë më shumë gratë i kalojnë në përkujdesje pa pagesë.
“Këtu jemi për të biseduar së bashku për sfidat e veçanta dhe fuqizimin urgjent ekonomik të femrave, nga komunitete jo shumicë në vendin tonë…Niveli i pronës është i njëjtë, në të gjitha grupet në Kosovë, janë përgjithësisht më të ulëta dhe familje me statuse më të ulëta socio ekonomike, gjithsesi në Kosovë, 88 për qind të femrave ndërmarrëse, kanë hapur bizneset vetë financuese, pa ndonjë hua apo mbështetje të jashtme.
Përkujdesja e femrave dhe përgjegjësit janë shumë më të mëdha se sa të burrave, 6.2 orë më shumë kalojnë femrat në përkujdese pa pagesë”, tha Kurti.
Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, vijoi se të gjitha këto subvencione janë me qëllim që të përmirësojnë kushtet në fuqizimin e grave për integrimin socio ekonomik të komuniteteve të ndryshme.
“Gjitha këto programe dhe subvencione janë me qëllim që të përmirësojnë kushtet për ata që kanë më së shumti nevojë, me fokus më të madh në fuqizimin e femrave, gjithashtu për integrimin socio ekonomik të komuniteteve të ndryshme. Ne, kemi ngritur mjete e kapacitete në ministri, duke hapur programin e ri, i cili është shumë pragmatik, ku kanë qenë 3 milion euro. Tani kemi hapur një thirrje të re… Kemi pasur thirrje për bujqësi nga 58 përfitues 12 kanë qenë femra. Thirrjet publike për biznes janë një interes i rritur në pjesëmarrjen në procesin e ekonomisë nga 59, kemi 15 femra që janë në programet tona. Subvencionet individuale, 40 janë femra”, vijoi ai.
Kjo tryezë u organizua së bashku me donatorë ndërkombëtarë. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet