LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ministri i jashtëm hungarez: Anëtarësimi i Shqipërisë do forcojë BE-në

Konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ministri i jashtëm hungarez: Anëtarësimi i Shqipërisë do forcojë BE-në

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, nga Brukseli, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërinë në Bashkimin Evropian, do e forconte këtë të fundit.

Szijjarto theksoi se në 2 muaj, është bërë një progres i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, sa nuk është bërë ndër vite.

Ai u shpreh se gjatë periudhës që Hungaria mban Presidencën e Këshillit të BE-së, Shqipëria ka bërë sukses të paprecedentë.


“Kemi arritur të kemi një arritje për hapjen e zonës së Shengen me dy vende të tjera në mënyrë që të përshpejtojmë përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe të aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nën presidencën hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë dhe ne jemi vend fqinj me BP dhe kuptojmë shqetësimet e rajonit dhe rëndësinë e qëndrueshmërisë, paqes, qetësisë dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.

Kemi pritur për aksesin për 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur. Ne i detyrohemi njëfarë respekti këtyre vendeve dhe ky proces i ka patur datat të shtyra në mënyrë konstante dhe nuk kishte asgjë tjetër veç bllokimit që prej 15 vitesh ne nuk kemi parë as marrjen e masave dhe as hapa për zgjerimin. Ne do donim që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Për 15 vitet e fundit keni dëgjuar për përqasjen në bazë të meritave, por tashmë është me një shpejtësi të ulët. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit. Që nga 2009 Shqipëria ka paraqitur kërkesën për akses. Në 2014 mori statusin e vendit kandidat në 2022 nisën negociatat dhe themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit nën presidencën hungareze. Në 2 muaj kemi pasur 2 konferenca ndërqeveritare, dy kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Kjo paraqet sukses për Shqipërisë, presidencën hungareze dhe BE-në”, deklaroi ministri.

Ai theksoi se Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer sa i përket grupkapitujve, duke e bërë anëtarësimin e saj në BE tejet të rëndësishëm, pasi sikurse tha ministri, “anëtarësimi i saj do forconte dhe BE-në duke parë progresin ekonomik që ajo ka bërë”.

“Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për kapitujt që do jenë në këtë grupkapitull, si për marrëdhëniet me jashtë dhe sigurinë. Po e hapim këtë grupkapitull sot që Shqipëria të ecë përpara sepse Shqipëri është pjesë e NATO dhe KE-së.

Kur flasim për grupkapitujt, ky grupkapitull është i rëndësishëm për tu hapur.

Interesi ynë i përbashkët që Shqipëria të ketë sukses dhe t’ia arrijë. E rëndësishme edhe për vetë Ballkani Perëndimor dhe Shqipërinë”, u shpreh ministri Szijjarto. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori