Naim Bunjaku – Xuxi ka rrëfyer për publikun jetën e tij të vështirë në Big Brother VIP Kosova 3.
Ai ka treguar për vështirësitë që ka hasur në jetë, nisur nga takimi me vajzën pas 29 vitesh e deri te rehabilitimi nga droga.
Këngëtari i njohur ka folur po ashtu për vajzën e tij tjetër që vuante nga meningjiti bakterial, si një gjë shumë të vështirë.
Tutje, ka zbuluar se ishte i varur nga droga për shumë kohë dhe se ka qenë për rehabilitim në Turqi.
Më poshtë ua sjellim rrëfimin e plotë të Xuxit:
“Në momentin e parë e kanë kuptu që Sumeja është infektu me meningjit bakterial. Prindi bën gjithçka për fëmijë.
Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Nuk më ka munguar asnjëherë asgjë. Kur mbusha 18 vite përfundova shkollën e mesme kam përcjell dy vite si gazetar dhe mandej është dashur të shkoj në shërbim ushtarak në ish shtetin e Jugosllavi dhe kur jam kthyer për hatër të prindërve kam zgjedhur juridikun.
Mandej më është ngushtuar liria ime atëherë është dashur të shkoj në Gjermani të qëndroj deri në vitin 1997. Kanë qenë vite të vështira për mua sepse kam qenë i vetmuar, larg familjes. Më mungojnë prindërit, për pak ditë kam edhe përvjetorin e nënës tani bën pesë vite dhe më dhemb që nuk kam qenë aty në momentet e fundit të saj. Nëna është e shenjtë.
Gjithmonë më dhemb që nuk kam qenë atë ditë aty.
Spontanisht ka ndodhur njohja ime me ish gruan time në Gjermani, jemi martuar në vitin 92 dhe Kiara vajza ime lindi më 6 tetor të vitit 1993. Pas ardhjes në jetë të Kiarës raportet e mia me të ndryshuan rrënjësisht. Fatkeqësisht kam lënë vajzën time tre muajshe Kiarën.
E di që shokët e mi më thonin pse nuk shkon ta takosh vajzën, por unë kur jam kthyer nuk kam pasur të drejtë të kthehem në atë shtet për dhjetë vite.
Më është dashur të pres 29 vite për ta takuar Kiarën. Kur e kam kontaktuar në Instagram për herë të parë i kam shkruajtur që jam babai biologjik Naimi, pas pak më erdhi mesazhi që është gëzuar shumë. Kur kam dalë nuk e kam ditur se si të reagoj e kam pyetur nëse mund të përqafoj. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës time sepse kam pasur shumë mall. Më ka hidhëruar shumë në fund se ka insituar se nuk do të ketë fëmijë se është me multiple sklerozë, nuk mundet se rrezikon jetën e vetë. Është e vështirë kur të thotë se nga unë nuk mund të bësh fëmijë asnjëherë.
Kur jam kthyer Ardiana gruaja ime dhe Bardhi çuni im e ka ditur për Kiarën, por Sumeja nuk e ka ditur sepse e kemi pasur të vështirë të ia tregojmë për një problemi që ka Sumeja, për Sumejën ka qenë shok sepse nuk ka mundur të besoj që në atë moshë 16 vjeçe nuk e di që ka një motër.
Sumeja ka lindur në vitin 2006 dhe ka qenë një gëzim shumë i madh. E kanë kuptuar që është me meningjit bakterial, në 11 muajshe e kam kuptuar se është e shurdhër në dy veshët e saj. Ka qenë momenti më i vështirë në jetë. Më ra qielli mbi kokë. Gjithë jetën ka qenë luftëtare. Në moshën tre vjeç e gjysmë për herë të parë ka dëgjuar, reagimi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm. Me shumë punë sakrificë, për mua nuk ka pasur rëndësi pasuria vetëm që Sumeja të jetë e barabartë.
Falë Zotit gjithë atë që kam pasur e kam shkrirë për shëndetin e Sumejës. Prindi bën për fëmijët gjithçka në jetë. Sumeja është sot 18 vjeçe, një vajzë shumë e bukur. Nëse mund të jem krenar për diçka është familja ime. Zoti më ka dhënë dashurinë më të madhe në jetë, Ardianën.
Unë kam pasur problemet e mia me drogë dhe kam qenë i varur për disa vite, deri në 2000 kur babai im i ndjerë unë kam shkuar në Turqi në rehabilitim.
Jam njeri i rilindur. Unë këtu nuk kam hyrë për të më njohur njerëzit, fama nuk më ka munguar. Çmimi i madh mund të bëjë shumë ndryshim në jetën e familjes time”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pamjet - Jozi godet me shuplakë Gjestin?
Drenusha befason me deklaratën: Atilla nuk është baba i keq për fëmijët, ai është burrë i keq
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni
Krizë në marrëdhënien e Lumi B dhe Mirandës - vjen reagimi
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet