LAJMI I FUNDIT:

Vendosen themelet e industrisë së mbrojtjes, nënshkruhet kontrata për fabrikën e municioneve

Vendosen themelet e industrisë së mbrojtjes, nënshkruhet kontrata për fabrikën e municioneve

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se është nënshkruar një kontratë historike me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për vënien në funksion të fabrikës së municioneve në Kosovë.

“Sapo nënshkruam kontratë me MKE, me të cilën po vendosim themelet e industrisë sonë të mbrojtjes. Fabrika e re do të prodhojë municione të kalibrave të ndryshëm, sipas standardeve të NATO-s,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

“Ne kemi bërë ushtrime bashkë me ushtrinë e Turqisë, kemi blerë pajisje, municione dhe armatime që prodhon Turqia, e tash është koha që edhe të prodhojmë bashkë në vendin tonë”, tha kryeministri Albin Kurti në takimin me delegacionin nga MKE që u zhvillua pak para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.


Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator për dronë
Lexo po ashtu Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator për dronë

Kontrata përfshin furnizimin me makineri prodhuese, trajnimin e stafit, mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar kohore, si dhe pajisjen me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim.

Pas nisjes së prodhimit, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të jetë markë 100% vendore.

Më 27 nëntor, Qeveria e Kosovës bëri hapin e parë drejt ngritjes së industrisë së saj ushtarake. Kurti tha se vendimin të cilin e mori para mbledhjes së qeverisë përbën një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë.

Fabrika, siç njoftoi kryeministri Kurti, do të merret me prodhimin e municionit dhe do të ketë edhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë.
Ky hap i rëndësishëm pritet të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve vendore dhe të sigurojë një bazë të qëndrueshme për industrinë e mbrojtjes në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Eup Maqedonci në një reagim pas kësaj marrëveshje, ka thënë se ky është hap që rrit sigurinë tonë.

“Edhe një hap i radhës, në rrugën tonë që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes. Për mbrojtjen e Kosovës dhe sigurinë e saj. Hap që rrit sigurinë tonë e kontribuon edhe në paqen rajonale e më gjerë! Vazhdojmë me punë të mbara!”, ka shkruar Maqedonci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori