LAJMI I FUNDIT:

BE-ja dërgon diplomatë në Siri për të biseduar me qeverinë e re

BE-ja dërgon diplomatë në Siri për të biseduar me qeverinë e re

Shefja e politikës së jashtme të BE-së ka njoftuar se ajo ka ngarkuar kryediplomatin e bllokut në Siri që të shkonte në Damask dhe të krijonte kontakte me qeverinë e re siriane.

“Kam ngarkuar kryediplomatin evropian në Siri që të shkojë në Damask për të krijuar kontakte me qeverinë dhe njerëzit e rinj atje”, tha Kaja Kallas.

“Kryediplomati ynë në Siri do të shkojë sot në Damask”, deklaroi ajo.


Ndërkohë, Kallas tha se ministrat e Jashtëm të bllokut do të diskutojnë në takimin e sotëm në Bruksel se si dhe në çfarë niveli do të angazhohen me lidershipin e ri të Sirisë, shkruan AA.

Ndryshe, Kallas kujtoi edhe takimet e së shtunës në Jordani me vendet arabe, Turqinë dhe SHBA-në.

Ajo tha: “Është shumë e rëndësishme që aktorët rajonalë si dhe aktorët ndërkombëtarë ta shohin pamjen në të njëjtën mënyrë dhe të duan që ky vend të jetë i qëndrueshëm, paqësor dhe një qeveri e përbërë nga të gjithë”. /Telegrafi/