LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE më 17 dhjetor, Rama kryeson delegacionin shqiptar në Bruksel

Konferenca e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE më 17 dhjetor, Rama kryeson delegacionin shqiptar në Bruksel

Nesër (17 dhjetor) zhvillohet në Bruksel Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të hapet grup-kapitulli 6 për politikën e jashtme.

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar në këtë konferencë.

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të niset pasditen e sotme dhe të mbërrijë në orën 19:00 në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Atje ai do të pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha.


Ditën tjetër, më 17 dhjetor, Rama do të kryesojë delegacionin e vendit tonë në konferencën ndërqeveritare ku pritet të hapet grup-kapitulli i gjashtë që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Më 15 Tetor, Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Vizita e Ramës në Belgjikë do të përfundojë më 18 dhjetor, pasi të mërkurën ai do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me liderët e BE-së dhe rajonit, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori