LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Himni në shkollat ​​e mesme nuk është temë për debat

Janevska: Himni në shkollat ​​e mesme nuk është temë për debat

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, shpreh keqardhjen që ka polemika rreth propozim-amandamenteve të Ligjit për arsimin e mesëm. Sipas saj, për momentin nuk po diskutohet asgjë tjetër, përveç himnit, i cili, thotë ajo, nuk është temë për debat.

“Nga këtu mund të them se është një kompliment për Ministrinë që nuk u gjet asnjë defekt tjetër, por mendoj se është jashtëzakonisht e paarsyeshme të ndalet ligji që nuk ka ndryshuar prej më shumë se 20 vitesh dhe të mos mund të zbatohet risitë që pret shteti. Sot ligji është në rend dite të seancës parlamentare. Shpresoj që deputetët e BDI-së do të gjejnë forcë dhe do ta kapërcejnë vlerën politike që nuk është vlerë për ta dhe do të mblidhen për ta votuar ligjin pas leximit të dytë”, tha Ministrja e pyetur nëse pret ligjin për arsim të mesë të shtyhet edhe më tej, duke marrë parasysh amendamentet e paralajmëruara nga BDI.

Në fillim dhe në fund të vitit shkollor, në përfundim të arsimit të mesëm, në festën e patronazhit, si dhe në festa të tjera, të këndohet himni kombëtar maqedonas. Këtë e parasheh Ligji i ri për Arsimin e Mesëm. BDI e konsideron të papranueshme dhe fëmijët do ta refuzojnë sepse himni nuk pasqyron identitetin e shqiptarëve./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori