LAJMI I FUNDIT:

BDI, OBRM-PDUKM-së: Ndaloni “helmimin” e opinionit me propagandë anti-shqiptare

BDI, OBRM-PDUKM-së: Ndaloni “helmimin” e opinionit me propagandë anti-shqiptare

BDI i bënë thirrje OBRM-PDUKM-së të ndalojë “helmimin” e opinionit me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave.

“Edhe një herë i bëjmë thirrje OBRM-PDUKM së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.

Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme.


Helmimi i hapësirës publike me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave tuaja po dëmton në mënyrë të pariparueshme bashkëjetesën.

Shfrytëzimi i ndjenjave të atyre që nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe që çdo ditë bërtasin nëpër media “Kush do shqip, le të shkojë në Shqipëri” është avanturë e rrezikshme.

Kjo qasje së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve”, thonë nga BDI.

Kontrolloni ministrat dhe përfaqësuesit tuaj, sepse, siç thonë nga BDI, “vtoro poluvreme” mund të përfundojë me një autogol të rëndë, jo vetëm për ju, por për të gjithë ne dhe shoqërinë tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Lajme
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Kronika e Zezë
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Kalo në kategori