LAJMI I FUNDIT:

Mbi 900 produkte në “Shportën e Vitit të Ri”

Mbi 900 produkte në “Shportën e Vitit të Ri”

 Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski sot njoftoi se lista e produkteve të aksionit “Shporta e Vitit të Ri” është rritur për më shumë se 900 produkte.

“Interesi për t’iu bashkuar kompanive në aksionin ‘Shporta e Vitit të Ri’ është rritur, për një javë lista e produkteve është rritur nga 650 në më shumë se 900 produkte”, ka shkruar Risteski në rrjetet sociale.

Ai tha se nga pardje, kur ka filluar aksioni deri më 15 janar qytetarët do të mundë të blejnë 900 produkte nga 83 kompani të cilat vetë i kanë ofruar, me çmime më të ulëta për 10 për qind.


Risteski falënderoi kompanitë që janë pjesë e aksionit (prodhuesit, distributorët dhe tregjet) të cilat, siç thekson, dolën në ndihmë të thirrjeve të publikut dhe përgjegjësinë e tyre sociale dhë në vepër e dëshmojnë përgjegjësinë shoqërore.

“Lista e produkteve nuk është mbyllur dhe të gjithë të interesuarit mund të paraqiten me produktet e tyre në inf@mojajisniva.mk. Apeloj kompanitë që në vazhdimësi të respektojnë aksionin që e kanë krijuar vetë, ndërsa nëse qytetarët kanë vërejtje t’i lajmërojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin e telefonit falas 191 ose në ueb faqen ëëë.dpi.gov.mk”, thekson Risteski në postimin në Fejsbuk.

Më herët kryeministri Hristijan Mickoski tha se numri i produkteve të përfshira në aksion është rritur nga 600 në 800 dhe se Inspektorati Shtetëror i Tregut  do ta vëzhgojë punën e marketeve.

Mickoski beson se me uljen e paralajmëruar të produkteve të përfshira në aksionin “Shporta e Vitit të Ri” do të mbrohet buxheti familjar.

“Pres efekte pozitive dhe pres që për festat e fundvitit shporta e konsumit të jetë sa më e pasur”, tha Mickoski pas vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re në ZZHTI Kërçovë.

Lista e shportës së konsumit të Vitit të Ri përfshinë bukë dhe drithëra, produkte të bukës, mish dhe produkte të mishit, peshk, qumësht dhe produkte të qumështit, ëmbëlsira, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (të gazuara dhe të pa gazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe të tjera.

Në ditët e kaluara, inspektorët e tregut kanë monitoruar çmimet aktuale të produkteve të përfshira në listën e veprimit së bashku me çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që janë aplikuar në 30 ditët e fundit. Qëllimi i monitorimit është të përcaktojë nëse pas fillimit të fushatës, tregtarët do t’i përmbahen iniciativës së dhënë nga ana e tyre për uljen e çmimeve promocionale prej 10 për qind ose për produktet ushqimore që shiten më shumë gjatë festave të Vitit të Ri.

Produktet në listë që do të ofrohen në raftet e rrjeteve të shitjes me pakicë do të shënohen me etiketën “Më pak kosto, më shumë për ty”, në kuadër të fushatës së Qeverisë.

Aksioni “Shporta e Vitit të Ri” do të realizohet nga 15 janari 2025. Qytetarët mund t’i raportojnë parregullsitë në numrin e telefonit falas 191 ose në ueb faqen e ISHT-së ëëë.dpi.gov.mk, ku gjendet edhe lista e produkteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Lajme
Kalo në kategori