LAJMI I FUNDIT:

Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të frikës se Rusia mund ta lërë pa furnizime të mjaftueshme me gaz këtë dimër

Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të frikës se Rusia mund ta lërë pa furnizime të mjaftueshme me gaz këtë dimër

Parlamenti i Moldavisë ka votuar në favor të vendosjes së një gjendjeje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë për shkak të frikës se Rusia mund të lërë vendin kandidat në BE pa furnizime të mjaftueshme me gaz natyror këtë dimër.

Bëhet e ditur se një shumicë në legjislaturën 101-vendëshe të Moldavisë votoi për miratimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do të fillojë më 16 dhjetor dhe do të zgjasë 60 ditë.

Një komision i posaçëm do të miratojë urgjentisht masa për të menaxhuar “rreziqet” nëse Moska nuk arrin të furnizojë me gaz termocentralin Kuciurgan, më i madhi i vendit, i cili ndodhet në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë.


Kryeministri moldav, Dorin Recean tha se vendi i tij përballet me një “situatë të jashtëzakonshme” të cilën Moska mund ta përdorë qëllimisht për të destabilizuar vendin dhe potencialisht t’i lërë njerëzit “në mes të dimrit pa ngrohje dhe energji elektrike”.

Siç raportohet, gjiganti rus energjetik Gazprom furnizon centralin Kuciurgan me gaz, i cili prodhon energji elektrike dhe furnizon një pjesë të konsiderueshme të Moldavisë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Fabrika u privatizua në vitin 2004 nga zyrtarët e Transnistrias dhe më vonë iu shit një kompanie shtetërore ruse.

Moldavia nuk e njeh privatizimin.

Në fund të vitit 2022, ajo pësoi ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike pas sulmeve ruse në Ukrainën fqinje, e cila është e ndërlidhur me termocentralin Kuciurgan.

“Ky duhet të jetë dimri i fundit në historinë e vendit në të cilin ne ende mund të kërcënohemi me energji”, tha Recean.

“Është e qartë se këto kriza janë provokuar qëllimisht dhe qëllimi i tyre është të krijojnë panik dhe kaos”, shtoi ai.

Sipas Recean, një ndërprerje e gazit natyror mund të shkaktojë kriza ekonomike dhe humanitare, por u zotua se askush në Moldavi nuk do të lihet “në të ftohtë dhe në errësirë”.

Ndryshe, Transnistria e cila u shkëput pas një lufte të shkurtër në 1992 dhe nuk njihet nga shumica e vendeve, shpalli gjithashtu gjendjen e saj të jashtëzakonshme këtë javë në rast se rajoni nuk merr furnizime me gaz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Kalo në kategori