LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s, Rutte: Koha për të kaluar në një mentalitet lufte

Shefi i NATO-s, Rutte: Koha për të kaluar në një mentalitet lufte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se Evropa duhet të ndajë “shumë më shumë fonde” për mbrojtjen.

“Është koha për të kaluar në një mentalitet lufte”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës në fjalimin e parë madhor që nga marrja e detyrës në muajin tetor.

Rutte bëri thirrje për mbështetjen e opinionit publik dhe ndjenjën e sakrificës, në mënyrë që të “parandalohet lufta tjetër e madhe në territorin e NATO-s”.


Apeli i Rutte vjen pasi forcat ukrainase po tërhiqen në fushën e betejës përballë një ushtrie ruse më të madhe dhe më të pajisur.

Sipas tij, në luftën në Ukrainë, çdo javë vriten ose plagosen më shumë se dhjetë mijë njerëz nga të dyja palët, shkruan reuters.

“Rreziku po na afrohet me shpejtësi të madhe. Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të ndodhë edhe këtu”, tha Rutte, duke shtuar se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak për NATO-n, por se kjo nuk e pengon Rusinë të përgatitet për “një konflikt afatgjatë me Ukrainën dhe me 32 vende të NATO-s”.

Sipas tij, ekonomia ruse është në baza luftarake, ndërsa në Evropë vendet hezitojnë të shpenzojnë më shumë për rritjen e aftësive të tyre mbrojtëse.

Përveç Rusisë, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po punojnë për të dobësuar Amerikën e Veriut dhe Evropën, deklaroi ai dhe shtoi se “ne duhet të qëndrojmë të matur për ambiciet e Kinës, e cila po rrit ndjeshëm forcat e saj, përfshirë armët e saj bërthamore, pa kufij dhe pa transparencë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Amerika
Gjashtë gjërat kryesore që çuan në marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas në Gaza

Gjashtë gjërat kryesore që çuan në marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas në Gaza

Azia
Jep dorëheqje ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare: Armëpushimi është dorëzim ndaj Hamasit

Jep dorëheqje ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare: Armëpushimi është dorëzim ndaj Hamasit

Azia
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Amerika
Zelensky njofton veprime kundër

Zelensky njofton veprime kundër "tradhtarëve": Kushdo që qëndron kundër Ukrainës do të përballet me pasoja

Evropa
Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Amerika
Kalo në kategori