Testi i ri me Inteligjencë Artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën më të hershme
Një test i ri mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën e tij më të hershme, duke përdorur ekzaminimin me laser dhe Inteligjencën Artificiale (Al).
Testi i shpejtë dhe jo-invaziv kërkon ndryshime delikate në qarkullimin e gjakut që ndodhin gjatë fazave fillestare të kancerit të gjirit, të njohur si faza 1a, sipas ekipit të Universitetit të Edinburgut.
Bëhet e ditur se këto ndryshime nuk janë të dallueshme me testet ekzistuese.
Sipas ekipit, metoda e tyre e re e cila u raportua në një studim në Journal of Biophotonics, mund të përmirësojë zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe të hapë rrugën për të testuar forma të shumta të kancerit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Shumica e vdekjeve nga kanceri ndodhin pas një diagnoze në fazën e vonë pasi simptomat bëhen të dukshme”, tha Dr. Andy Downes i cili drejtoi studimin.
“Diagnoza e hershme është çelësi dhe më në fund kemi teknologjinë e kërkuar”, shtoi Downes.
Siç raportohet, aktualisht testet e kancerit të gjirit mund të përfshijnë një ekzaminim fizik, skanime me rreze X ose ultratinguj ose biopsi.
Ndërsa testi i ri funksionon duke drejtuar rrezet laser në plazmën e gjakut të marrë nga pacientët.
Rezultatet analizohen më pas për të zbuluar ndryshime të vogla në përbërjen kimike të qelizave dhe indeve, të cilat janë tregues të hershëm të sëmundjes.
Më pas, AI përdoret për të interpretuar rezultatet.
Në studimin që përfshin 12 mostra nga pacientë me kancer gjiri dhe 12 kontrolle të shëndetshme, teknika ishte 98% efektive në identifikimin e kancerit të gjirit në fazën 1a.
Ndryshe, teknika e laserit është përdorur në ekzaminime të tjera të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrëve, por kjo është hera e parë që përdoret si një mjet diagnostikimi i hershëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ka kushtuar vërtet 6 milionë dollarë "krijimi" i DeepSeek?
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
“Duhet të jetë një thirrje zgjimi për industritë tona”: Trump reagon rreth DeepSeek, pas rënies së aksioneve amerikane
Musk me ide tjetër revolucionare - vështirë se do t’i rezistohet
Çfarë të dhënash mbledh DeepSeek?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij