Krijimi i “Ligjit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, si një mundësi për Shërbimet e Sektorit Shëndetësor në Kosovë” ishte tema kryesore për të cilën u diskutua në pjesën e dytë të konferencës vjetore të organizuar nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPK), ku po marrin pjesë rreth 29 spitale private.
Përveç kësaj, në këtë konferencë e cila bëri bashkë sektorin publik e privat të shëndetësisë u theksua rëndësia e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat të Kosovës.
Kryetari i Asociacionit të Spitaleve Private në Portugali, Oscar Gaspar tha se në Portugali shumica e shërbimeve, ofruesve, duke përfshirë spitale, laboratore e barna janë privat. Porse potencoi se komponenta kryesore e financimit është publike.
Ai tha se në Portugali rreth 30 për qind e financimeve bëhen drejtpërdrejt nga vetë pacientët, kur shkojnë tek ofruesit privat apo konsumojnë barna.
“Në Portugali shumica e shërbimeve, ofruesve janë privat dhe po flasim për spitale, laboratore, diagnostifikime, barna. Ofrimi bëhet nga sektori privat, por komponenta kryesore e financimit është publikë. Që do të thotë se me 66 për qind, dy e treta shkon në sektorin privat. Nën mesataren e BE-së, diku 2008 euro për kokë banori ne vit investohen, në grafiken e dytë thotë që njerëzit shpenzojnë diku 5 për qind të BPV-së në kujdesin shëndetësor. Në Portugali dikur 30 për qind e financimeve financohen drejtpërdrejt nga vetë pacientët, kur shkojnë tekë ofruesit privat apo konsumojnë barna. Pra 30 për qind prej xhepit kjo është një shifër e madhe dhe duhet ta zvogëlojmë këtë…”, tha Gaspar.
Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Amir Keka tha se bashkëpunimi mes sektorit publik dhe privat të shëndetësisë është një mundësi që mund të sjellë shumë përfitime për pacientët dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi.
Ai shtoi se me fillimin e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësor do të evitohen shumë sfida.
“Bashkëpunimi mes këtyre sektorëve është një mundësi që mund të sjellë shumë përfitime pwr pacientët dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi. Sektori publik i cili përgjegjësinë kryesore e ka ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe sektori privat që shpesh ofron mundësi të shpeshta dhe fleksibilitet mund ta plotësojnë njëri-tjetrin për ta krijuar një sistem shëndetësor më efikas. Ky bashkëpunim mund të ndihmojë në promovimin e një qasje të integruar të sistemit shëndetësor për të zhvilluar programet e edukatës për shëndetin dhe për të krijuar mundësi të reja për trajtimin e sëmundjeve kronike, parandalimin e problemeve shëndetësore… Ne si Fond i Sigurimeve Shëndetësore jemi zotuar dhe e kemi dëshmuar se jemi të gatshëm për bashkëpunim për arsye se siç e dini aktualisht ne kemi si funksion kryesor programin për trajtime mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore dhe me mbështetjen financiare qe e ofrojmë për pacientët tanë”, tha Keka.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna potencoi se sigurimi shëndetësor i popullatës, me theks të veçantë i punonjësve është një parakusht themelor për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshme të vendit tonë.
“Si anëtar të Këshillit Nacional për Sigurinë dhe shëndetin në punë dhe të Këshillit Ekonomiko Social, edhe pse momentalisht nuk janë funksionale, OEK do të ishte një partner kyç dhe do të jetë një partner kyç në të ardhmen kur do të funksionalizohen këto këshilla në lidhje me sigurimin shëndetësor. Ne besojmë se këto forume janë platforma më të domosdoshme për të garantuar një koordinim efektiv dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të përbashkëta për mirëqenien dhe sigurimin e punonjësve dhe mbarë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sigurimi shëndetësor i popullatës, me theks të veçantë i punonjësve është një parakusht themelor për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë. Punonjësit e shëndetshëm ndihmojnë që kompanitë të jenë me produktive dhe kompanitë produktive janë forca lëvizëse e përparimit ekonomik të shtetit të Kosovës”, potencoi Rafuna.
Drejtori i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore paraqet një mundësi të rëndësishme për transformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë.
Derisa potencoi qëndrimin e OEK-ut, Zeka tha se përpara se të fillojë zbatimi i këtij ligji është me rëndësi që autoritetet përkatëse të bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
“Zbatimi i këtij ligji paraqet një mundësi të rëndësishme për transformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë. Jo vetëm që hap rrugë për qasje në të madhe dhe cilësore në shërbimet shëndetësore për qytetarët tanë por në të njëjtën kohë mundëson edhe forcimin e shërbimeve ne sektorin privat në kujdesin shëndetësor… Ngjarjet si këto theksojnë rëndësinë e dialogut të hapur dhe vazhdueshme të bashkëpunimit në frymëzimin e të ardhmes të sistemit shëndetësor të Kosovës. Ligji i Sigurimeve Shëndetësore ofron një kornizë që mundësojnë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve në sektorin publik dhe atij privat, bashkë me ligjin për shëndetësi në të njëjtën kohë… Ligji për sigurime shëndetësorë krijon kushte për investime të qëndrueshme, infrastrukturë të përmirësuar dhe ofrimin e përmirësuar të shërbimeve në të njëjtën kohë. Partneriteti ndërmjet hisedarëve në sektorin publik dhe privat është esencial për arritjen e një sistemi më të… Megjithatë është qëndrim i Odës Amerikane që përpara se të fillojë zbatimi i ligjit është me rëndësi që autoritetet përkatëse të bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme”, tha Zeka.
Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në dy leximet në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.
Asociacioni i Spitaleve Private në Kosovë (ASPK) ka bërë bashkë sektorin publik dhe privat të shëndetësisë duke organizuar konferencën vjetore tashmë të përvitshme, me c’rast po marrin pjesë rreth 29 përfaqësues të spitaleve private të Kosovës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të "parave të krimit" nga karta e kreditit të një shqiptari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri