LAJMI I FUNDIT:

Filkov për “listën e zezë”: Disa punë vetë duhet ti çojmë deri në fund

Filkov për “listën e zezë”: Disa punë vetë duhet ti çojmë deri në fund

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, falënderoi aleatët për ndihmën e tyre në zbardhjen e rasteve të korrupsionit, por vlerëson se institucionet kompetente duhet ta përfundojnë punën e tyre në periudhën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I jam mirënjohës partnerëve tanë që po na ndihmojnë në procese, por disa gjëra duhet t’i shtyjmë deri në fund. Në periudhën që vijon, të shohim se çfarë do të ndodhë, të mos nxitojmë në konkluzione”, thotë Filkov i pyetur se pse nuk ka hetime për korrupsion nga institucionet kompetente të vendit për Grubin dhe gjyqtarin Bexheti se kanë bërë korrupsion, ndërsa në SHBA tashmë kanë vlerësuar se ekziston.

Në pyetjen shtesë se pse institucionet e Maqedonisë nuk kanë mundur t’i zbulojnë dhe ndjekin penalisht për korrupsion personat që janë në “listën e zezë” në SHBA dhe për të cilët janë vlerësuar se kanë akte korruptive, Filkov mendon se nevojiten korrigjime.


“Nuk do të thosha se nuk munden. Kjo do të thotë se kemi shumë rreshtim përpara nesh. Pra, të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, thotë Filkov.

Sa i përket reformës në Këshillin Gjyqësor, ai bëri të ditur se po punohet për ndryshimet, për të cilat deri më tani janë mbajtur tre seanca. Javën e ardhshme ka edhe një tjetër, pas së cilës do të përmbledhin gjërat dhe Ministria do të dalë me një propozim konkret./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori