LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° partlycloudy_day

Skadimi i kontratës, Komuna e Prishtinës thotë se ka mbetur pa 76 vetura

Skadimi i kontratës, Komuna e Prishtinës thotë se ka mbetur pa 76 vetura

Komuna e Prishtinës në një reagim publik ka bërë të ditur se pas skadimit të kontratës, kanë mbetur pa 76 vetura, që kanë qenë me qira.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës kërkohet nga Qeveria që sa më shpejtë të gjejë një zgjidhje, transmeton Telegrafi.

“Kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar me 6 dhjetor. Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura.Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, thuhet në njoftimin e tyre.


Tutje, Komuna i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, e që sipas tyre kjo është përgjegjësi kjo e AQP-së.

“Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike. Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike”, vijon njoftimin i tyre.

Për skadimin e kontratës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Telegrafi/