LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane: Shpresojmë të shohim lëvizje në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane: Shpresojmë të shohim lëvizje në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në një paraqitje para mediave ka folur në lidhje me vendosjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në “listën e zezë”.

Aggeler tha se pret që të sheh veprime konkrete edhe nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me personat që janë në “listën e zezë”.

“Ka një proces të qasshëm këtu, dhe mendoj që njerëzit e këtij shteti duan ta shohin realizimin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me masat restriktive, mendoj që ishte ide e mrekullueshme, por sërish, ne nuk mund të kontrollojmë ligjet që kalojnë. Shpresoj që me emërimin e ri, që ka shkaktuar reagim të fuqishëm në publik, të shohim lëvizje në sistemin e drejtësisë këtu, në Maqedoninë e Veriut, në këtë dhe rastet e tjera”, theksoi Aggeler.


Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE
Lexo po ashtu Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE

Ajo theksoi se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’i ndajë detajet me autoritetet e RMV-së që i ka ndaj Grubit dhe Bexhetit.

Shpjegimi i vetëm i SHBA-së ishte se të dy ishin në listën e sanksioneve për “marrje ryshfeti”, por Aggeler tha se provat, mund të gjenden lehtësisht.

“Nuk do të hyja në detaje, ne nuk e ndajmë atë informacion, por nuk na nevojitet, të dhënat janë nga këtu dhe në dispozicion të Uashingtonit. Nëse ne mund t’i përpilojmë provat, mund të bëjnë edhe autoritetet e RMV”, tha Aggeler./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori