Kompania Praga më në fund ka filluar me dërgesat e hiperveturës së saj Bohema me dy ulëse, që bën tërheqje me rrota të pasme, me motor V6, dhe njësia e paraqitur në foto është i para prej tyre.
Pas një programi shtatëvjeçar zhvillimi që përfshinte edhe ish-pilotin e Formula 1, Romain Grosjean, Bohema shënon rikthimin e Pragës në prodhimin e veturave pas një ndërprerjeje 77-vjeçare.
Siç pritej, hipervetura nuk është e lirë, dhe fuqizohet nga një motor V6 3.8-litërsh me dy turbo të akorduar nga Litchfield, i cili zhvillon 710 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.
Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 2.3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 317 km/h. Vetura krijon 900 kilogramë forcë shtytëse me një shpejtësi prej 250 km/h.
Hipervetura është e pajisur me amortizues të rregullueshëm, frena karbon-qeramike 380 mm, dhe ka trup prej karboni dhe monokoku.
Sistemi i shkarkimit është prej titani, ndërsa rezervuari i karburantit 65 litra ndodhet brenda kornizës së karrocerisë, si dhe dy rezervuarë 50 litra në harqet e rrotave të pasme.
Pjesa e brendshme nuk është plotësisht spartane, me shumë Alcantara, si dhe hapje ajri të aktivizuara nga kontrollet e frymëzuara nga avionët luftarakë. Ekziston edhe një mbajtës smartphone, si dhe ndarje për ruajtjen e sendeve të vogla.
Praga thotë se ulëset fikse mund të strehojnë dy të rritur, ndërsa shoferi mund të rregullojë timonin dhe pedalet. Timoni është plotësisht i lëvizshëm dhe përmban një ekran digjital që shfaq leximet bazë dhe telemetrinë, duke përfshirë temperaturën e vajit dhe ftohësit, madje përfshin edhe një bori.
Grosjean ia dorëzoi personalisht hiperveturën klientit të parë, me dërgesat që do të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Çmimi pa taksa është 1.43 milionë euro dhe Praga do të prodhojë vetëm 84 njësi Bohema. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
Musk ‘përplaset’ me Trumpin rreth veturave elektrike
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?
Shitet vetura më e shpejtë në SHBA për një çmim marramendës
Lucid sfidon Teslan
Kufiri automatik i shpejtësisë në modelet e reja në tregun e BE-së do të jetë i detyrueshëm që nga korriku i këtij viti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?