LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian në faqet e revistës “Vogue” në një kombinim fantastik të elegancës dhe avangardës

Kourtney Kardashian në faqet e revistës “Vogue” në një kombinim fantastik të elegancës dhe avangardës

Ikona e modës Kourtney Kardashian është shfaqur në ballinën e edicionit meksikan të revistës “Vogue” në të cilin mban editorialin kryesor të modës në numrin e fundit

Kourtney Kardashian njihet si një femër me një shije të guximshme mode me theks në edicionet njëngjyrëshe, të zeza, ndaj kësaj radhe ka pozuar pikërisht në një krijim të tillë.

45-vjeçarja atraktive dukej shumë elegante, por edhe moderne me një xhaketë-fustan të bukur të shkurtër, në një kombinim unik të elegancës dhe avangardës, prej sateni të zi me mëngë të fryra dhe një lule të madhe, transmeton Telegrafi.


Në këmbë ajo mban gete transparente dhe këpucë saten me platformë, por është interesant fakti se ajo nuk ka asnjë detaj tjetër të modës, duke lënë këtë kreacion të flasë vetë.

/Telegrafi/