LAJMI I FUNDIT:

Risteski: Numri i produkteve në shportën e Vitit të Ri mund të kalojë 800

Risteski: Numri i produkteve në shportën e Vitit të Ri mund të kalojë 800

Çdo ditë rritet numri i produkteve që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri. Deri më tani janë 713, ndërsa pritet të kalojnë 800 produkte që do të kenë çmime më të ulëta për 10 për qind, deklaroi në Prilep zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski. Shtoi se një javë para zbatimit të masës janë paraqitur 63 kompani.

“Kjo shportë e Vitit të Ri është më ndryshe nga të tjerat sepse, së pari, është krijuar nga sektori i biznesit dhe përfshin prodhues, importues, shpërndarës dhe tregtarë me shumicë dhe pakicë. Interesi është shumë i madh dhe kompanitë regjistrohen çdo ditë. Fillimisht ishin rreth 650 produkte, tani numri i kalon 700, gjegjësisht deri më tani janë përfshirë 713 produkte ose 63 kompani pjesëmarrëse në këtë masë”, tha Risteski.

Ai ka pritshmëri më të mëdha për këtë shportë të Vitit të Ri dhe që përfshirja e produkteve të arrijë mbi 800.


“Pres që kursimet të jenë shumë më të larta se shportat e mëparshme. Më pas u përfshinë rreth 520, ndërsa tani numri me siguri do të shkojë mbi 800 produkte. Gjithsesi analizat edhe të Ministrisë dhe të Entiti për Statistikë fillimisht do të bëhen nga efektet e shportës”, tha Risteski.

Zbatimi i masës për shportën e Vitit të Ri do të fillojë më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar me të gjitha produktet që i duhen familjes dhe do të përdorë për festat e fundvitit, ndërsa përfshirja po rritet. Pranë çdo produkti do të jetë shenja “Më pak shpenzime, më shumë për ju”, por edhe i mëparshmi dhe çmimi i përfshirë me uljen. Qytetarët nuk u besojnë tregtarëve dhe konsiderojnë se ata manipulojnë  me çmimet. Risteski siguron se Inspektorati në terren do të monitorojë me vigjilencë zbatimin e masës.

“Monitorimi do ta bëjë inspektimi i tregut i cili do të jetë në terren, në markete. Ndryshe, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, kur ka aksione të caktuara, duhet të merret çmimi më i ulët nga muaji paraprak, do të thotë nga 15 nëntori deri më 15 dhjetor dhe në atë çmim të ketë të paktën 10 për qind ulje”, shpjegon Risteski.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës i fton kompanitë e tjera t’i bashkohen kësaj mase, e cila fillon më 15 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori