LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e filmit “Oppenheimer”: Nuk identifikohem më si grua, ndryshova emrin

Aktorja e filmit “Oppenheimer”: Nuk identifikohem më si grua, ndryshova emrin
Foto: EPA/Instagram

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Emma Dumont, ka bërë të ditur publikisht se identifikohet si person jo-binar dhe transmaskulin, që do të thotë një person i gjinisë femërore që identifikohet me tipare mashkullore.

Ajo gjithashtu ka ndarë lajmin se nga tani e tutje, miqtë dhe familja do ta quajnë me një emër të ri.

“Ka një presion të madh për t’u përshtatur me normat e shoqërisë. Pritet që të sillemi në një mënyrë të caktuar, por çfarë ndodh nëse kjo do të thotë të gënjejmë veten dhe ata që na rrethojnë për atë që jemi me të vërtetë?” ka deklaruar Dumont.


View this post on Instagram

A post shared by Nick Dumont (@emmadumont)

Në jetën private, Emma Dumont tani do të përdorë emrin Nick Dumont midis miqve dhe familjarëve të saj. Megjithatë, në karrierën profesionale, ajo ka vendosur të ruajë emrin Emma Dumont për projekte filmike dhe aktivitete të tjera publike.

Emma Dumont, tani e njohur si Nick Dumont në jetën private, u shfaq në filmin e suksesshëm të vitit 2023, “Oppenheimer”, të drejtuar nga regjisori Christopher Nolan. Në këtë film, ajo interpretoi rolin e Jackie Oppenheimer. Filmi, i cili pati një jehonë të madhe, përqendrohej te jeta dhe puna e J. Robert Oppenheimer-it, shkencëtarit të njohur si “babai i bombës atomike”.

View this post on Instagram

A post shared by Nick Dumont (@emmadumont)

Përveç Oppenheimer-it, Dumont është e njohur edhe për rolet e saj në projekte të tjera televizive dhe filmike. Ajo ka luajtur në serinë e Marvel-it The Gifted, në serialin kriminalistik Aquarius dhe në komedinë dramatike Bunheads. /Telegrafi/