LAJMI I FUNDIT:

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë
Foto: Ilustrim

Kryeministri Hristijan Mickoski kumtoi se në janar do të fillojë transferimi i mjeteve nga huaja hungareze për kompanitë. Ndonëse priste që kjo të ndodhë nga fillimi i javës së ardhshme, megjithatë duhet, siç tha, paraprakisht të kryhen dhe respektohen disa procedura ligjore.

“Pres që në janar të fillojë transferimi i mjeteve, dje ka qenë një takim operacional në Ministrinë e Financave, janë definuar hapat, marrëveshja me njërën dhe palën tjetër. Ka procedura formale të cilat duhen ndjekur. Unë kam qenë më optimist, kam menduar se do të fillojë nga fillimi i javës së ardhshme, por ka disa procedura ligjore të cilat duhet patjetër të kalojmë. Tani jam edecid në mendimin se zbatimi i kredisë fillon në janar”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, është mirë që kompanitë me ndihmën e kredisë të rrisin numrin e produkteve, të mos vërehet rritje vetëm në masën monetare.


“Do të doja jo pesë, por dhe 10 për qind të jetë rritja. Por, ato dhjetë për qind nuk duhet të jenë më të mëdha në masë, por në numër produktesh”, theksoi kryeministri.

Për secilën kompani që nuk i plotëson kushtet do të kujdeset, tha, ekip i posaçëm në Qeveri, ndërsa ka edhe një person përgjegjës që do ta ndjekë, do të alarmojë dhe do t’i drejtohet kompanisë që është përfituese e mjeteve, për të treguar pse kushti nuk është plotësuar.

Kompanitë në vend do të mund të shfrytëzojnë 250 milionë euro nga kredia hungareze, e dedikuar për biznesin e Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori