Deklarata e kryetarit të Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe një ditë më parë lidhur me dezinformimin në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani te shkolla Fan Noli në Tiranë, ka nxitur debate në Kuvend.
Ka qenë deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila tha se me deklaratën e djeshme të Braçes tregohet qartë vullneti i mazhorancës për ta përdorur komisionin në luftë dhe ndjekje penale ndaj gazetarëve dhe mediave. Një ditë më parë, Braçe tha se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është rast tipik dezinformimi politik dhe kërkoi hetim.
“Jam e shqetësuar që deklartaa tuaja politike tregojnë qartësisht vullnetin e mazhorancës për të përdorur komisionin për luftë dhe ndjekje penale ndaj mediave. Deklarata e kreut të komisionit që i bënte thirrje prokurorisë që të çonte për ndjekje penale gazetarët dhe mediat. Ju që ngritët një komision gjoja për propagandë të Rusisë e Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që deklarata e policisë është e rreme që i jep zë dëshmitarëve dhe prindit të Luisit. Tani u shfaq qartësisht pse do e përdorni atë komision. Hiqni dorë! Mbylleni atë komision dhe mos vazhdoni me këtë shkelje! Këta duan të persekutojnë mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin”, tha Zhupa.
Nga ana e tij Braçe hodhi poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik.
“Si mundet ta lë pa replikë kur kjo mediat i di rubinet. Dëgjojeni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Media që nuk çojnë ujë të qeveria. Uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media. Në media pihet. Në asnjë sekondë, në asnjë moment, të mbledhjes së djeshme të komisionit, të asaj që unë kam thënë para mediave nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimit, të mbahen përgjegjës të gjithë autorë. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër shumë i madh mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë”, u përgjigj Braçe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite