LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Nagavci nuk po e thotë të vërtetën, me fajin e saj nuk ka pasur fare dialog

SBASHK-u: Nagavci nuk po e thotë të vërtetën, me fajin e saj nuk ka pasur fare dialog
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar sot lidhur me deklaratat e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila një ditë më parë tha se kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate.

SBASHK-u në një reagim për media thekson se në vend që të merret sinqerisht me kërkesat që zëshëm ia thanë kryetarët dhe udhëheqësit sindikalë, që nga çerdhet e deri në universitete, në protestën madhështore të 4 dhjetorit, ministrja Nagvci, del me deklarata duke u munduar të dezinformojë e duke thënë gjëra krejt të pavërteta.

“Nuk janë të vërteta ato që thotë Ministrja Nagavci… Tenton ta mashtrojë opinionin se, nuk paska munguar asnjëherë dialogu me SBASHK -un, por e vërteta është se i kemi dërguar shumë kërkesa për takime dhe, duke dhënë arsyetime se qenka shumë e angazhuar, nuk ka gjetur kohë për dy vite me radhë të takohej me përfaqësuesit e SBASHK-ut, e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit, e për t’u angazhuar që t’i realizojë ato.


Pra, Ministrja nuk po e thotë të vërtetën. E vërteta është se, me fajin e saj nuk ka pasur fare dialog”, tha ai.

Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate
Lexo po ashtu Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

Sipas SBASHK-ut, as lidhur me pagat, Ministrja nuk po e thotë të vërtetën, por po mundohet të dezinformojë opinionin.

“Në vitin 2024, me ngritjen që Ministri Murati i bëri vlerës së koeficientit, ndodhi ngritja ironike e nënçmuese e pagës për punëtorët në Arsimin Parauniversitar prej vetëm 28 euro. Para Qeverisë Kurti, pagat në sektorin e arsimit në Kosovë ishin, bile, të njëjta a të përafërta me të punësuarit në këtë sektor në Shqipëri, Maqedoni apo në Mal të Zi, kurse tani realiteti është i dhembshëm.

Pagat e punëtorëve të arsimit në Shqipëri, janë për qindra euro më të larta se pagat e punëtorëve të arsimit në Kosovë. Pra, edhe për pagat, Nagavci nuk e tha të vërtetën.

Nagavci nuk e tha të vërtetën as për Kontratën e Re Kolektive të Arsimit dhe për të krijuar mjegull, e me qëllim të keq, e përziente Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi me Kontratën Kolektive të sektorëve”, thuhet ndër të tjera në reagim.

“Marrëveshja kolektive mungon, sepse kolegu i Nagavcit, Ministri Murati, si armik i përbetuar i dialogut dhe sindikatave, ka paralizuar Këshillin Ekonomik Social, pra e ka bërë jo-funksional. Nagavci e di se Kontratat Kolektive parashihen me Ligjin e punës dhe nuk ka të bëjë Këshilli Ekonomik Social me to, por negociohen e nënshkruhen nga sindikatat, si SBASHK, sindikata e policisë, ajo e shëndetësisë, apo ajo e administratës me ministritë gjegjëse.

Nuk e thotë Nagavci të vërtetën as për kërkesën tonë lidhur me Kontratën Kolektive. SBASHK që nga greva e 1 majit, ka kërkuar të nisin bisedat për  Kontratën e Re Kolektive të Arsimit dhe me 2 tetor, e kemi dorëzuar Draftin e kësaj kontrate në MASHTI, dhe më 3 tetor një ekzemplar, ashtu si kërkoi

Ministrja, ia kemi dërguar në adresën elektronike. Në maj dhe në muajt vijues, as në tetor nuk ishte kohë fushate zgjedhore, dhe po të donte Nagavci, në fillim të nëntorit do të  përfundonin negociatat dhe do të nënshkruhej Kontrata e Re Kolektive e Arsimit, por duke qenë kundër Kontratës, Ministrja është kundër punëtorëve të arsimit.

Ministre, ne do të reagojmë me argumente sa herë që provon të plasosh dezinformata”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori