Dëshmitari Valdet Rrahimi, zyrtar policor, i cili kishte qenë prezent në ditën kritike në Zllatar ku kishte ndodhur vrasja e zyrtarit policor Lirim Haxholli, në seancën e së mërkurës deklaroi para trupit gjykues se i akuzuari Mehmeti pas ngjarjes kritike derisa mbante armën në dorë godiste vetën me grushte në kokë.
“Gjatë kësaj kohe kam vërejtur Fatlumin që kishte filluar të bërtas duke thënë se ‘kuku çka bana’ disa herë dhe kishte fillu ta godas vetën në kokë me grushta, në këto momente e kam vërejtur që Fatlumi e kishte armën në dorë, jemi afru me kolegun Xhaferin, e kemi kap për dore, në këtë moment e ka lëshu armën edhe me vështirësi jemi mundu me dal jashtë vilës”, tha mes tjerash Rrahimi.
Në këtë rast, Fatlum Mehmeti po akuzohet se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli, në një ndejë të organizuar nga pjesëtarët e PK-së, në Zllatar, në shkurt të vitit të kaluar.
Dëshmitari po ashtu ka deklaruar se në momentet e para të asaj çfarë ka ndodhur ka mbetur për disa sekonda pa lëvizura, dhe më pas ka parë tashmë të ndjerin Lirim Haxholli, i cili është rrëzuar në tokë.
“Në momentin që e kam dëgju krismën kam qenë në telefon edhe për një moment ndoshta jo vetëm unë por të gjithë pjesëmarrësit tjerë për 4-5 sekonda kemi mbet pa lëvizje, për shkak se nuk mujsha me kuptu se çka ndodhi, e kam pa L që është ngrit në këmbë, i ka ba 2 apo 3 hapa edhe është rrëzu në tokë”, ka thënë dëshmitari Rrahimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I pyetur nëse i akuzuari dhe i ndjeri kanë biseduar diçka mes vete që ka mundur të tensionoj situatën, dëshmitari ka mohuar që të ketë dëgjuar diçka të tillë.
“E di që kanë biseduar në mes vete gjatë tërë kohës sa kem qenë aty dhe në asnjë moment nuk kam dëgju diçka që kish mujt me acaru situatën mes tyre”, tha i njëjti.
Ndërkaq, në pyetjen e mbrojtësit të palës së dëmtuar, avokatit Besnik Berisha rreth asaj se çka ka dëgjuar, dëshmitari ka thënë se nuk e mban mend se çka por që ka qenë bisedë e zakonshme.
Tutje, avokati Berisha ka pyetur dëshmitarin nëse lejohet drejtimi i armës kur polici nuk është në uniformë, dhe jashtë detyrës zyrtare në mënyrën si në foton të cilën avokati ia prezantoi dëshmitarit dhe gjykatës.
Për këtë, dëshmitari është përgjigjur shkurtimisht duke thënë se nuk lejohet.
Mbrojtësi i të akuzuarit Mehmeti, avokati Labinot Buzuku ka pyetur dëshmitarin në lidhje me atë se në dijeninë e tij a kanë pasur raporte të mira i akuzuari Mehmeti dhe i ndjeri Lirim Haxholli dhe se a ka konsumuar i akuzuari dhe vetë dëshmitari alkool atë natë.
Rrahimi ka pohuar se raportet mes të akuzuarit dhe të ndjerit kanë qenë të mira. Po ashtu ai tha se nuk ka parë të akuzuarin duke konsumuar alkool dhe as vetë nuk ka bërë një gjë të tillë.
Vlen të përmendet, se i njëjti dëshmitar i tha gjykatës se në bindjen e tij personale, ajo çka ka ndodhur në Zllatar ka qenë aksidentale.
Ndryshe, i akuzuari Mehmeti më 14 prill 2023 është deklaruar i pafajshëm se nga “dashja eventuale” kishte vrarë policin Lirim Haxholli, në shkurt të 2022-ës, në një organizim shoqëror në Zllatar të Prishtinës.
Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 20 tetor 2022, Fatlum Mehmeti akuzohet se më 18 shkurt 2022, rreth orës 13:45, në sallonin e vilës në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta tani të ndjerin, pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli.
Në këtë aktakuzë thuhet se gjatë një ndeje që ishte organizuar nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ku prezent kanë qenë pjesëtarët e PK-së: Florent Ahmeti, Gëzim Tahiri, Ilir Salihu, Bleart Misiri, Elit Thaqi, Enis Imeri, Artan Morina, Astrit Zabërgja, Ron Aliu, Arian Menxhiqi, Adis Berisha, Xhafer Berisha, Valdet Rrahimi dhe Ali Ahmeti. I akuzuari Fatlum Mehmeti i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, në prezencën e personave të lartcekur, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri Lirim Haxholli dhe përreth kolegët e tij.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin Lirim Haxholli, në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.
Andaj, me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje eventuale” nga neni 172 lidhur me nenin 21 par.3 të Kodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime