LAJMI I FUNDIT:

Snopçe: Provimet e jurisprudencës të jepen në gjuhën shqipe

Snopçe: Provimet e jurisprudencës të jepen në gjuhën shqipe

Deputeti i koalicionit VLEN nga radhët e ASH-së, Halil Snopçe, ka kërkuar që shqiptarët të kenë mundësi që provimin e jurispodencës ta japin në gjuhën e tyrë amë, gjuhën shqipe.

“Iu drejtova ministrit për drejtësi me kërkesën që kandidatët shqiptarë të kenë mundësinë që provimet e jurispondencës të japin në gjuhën shqipe. Si shembull pozitiv e mora vendimin e ministrit Azir Aliu në vitin 2023 për mbajtjen e provimeve në gjuhën shqipe në administratë. Para këtij vendimi edhe ato provime jepeshin vetëm në maqedonisht”, ka shkruar Snopçe.

Ai mes tjerash ka informuar që me ardhjen e qeverisë së re nga qershori mjekët profesional mund t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe.


“Prej Qershorit të këtij viti edhe provimet për mjekët profesional jepen edhe në gjuhën shqipe. Pse e njëjta mos bëhet edhe me provimet për jurispondencë? Aq më tepër që kjo është edhe detyrim sipas ligjeve në fuqi të shtetit tonë”, ka ngritur pyetje deputeti Halil Snopçe kundrejt ministrit të drejtësisë nga radhët e ZNAM.

Me këtë pyetje të ngritur nga deputeti Snopçe dëshmohet edhe njëherë se në periudhën kur po propagandohet për gjuhën shqipe, nga foltorja e Kuvendit VLEN kërkon avancim edhe më të lartë deri në përdorimin e plotë zyrtar të gjuhës shqipe.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori