Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur lidhur me rastin e shpërthimit në kanalin Ibër – Lepenc, duke bërë fajtor presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të gjitha aktet terroriste në veri të Kosovës.
Ai thotë se përkundër faktit se ende nuk ka të dhëna përfundimtare lidhur me këtë rast, ajo që është një fakt i pakundërshtueshëm është se në përputhje me definicionin e Bashkimit Evropian, i cili sulmin terrorist e përkufizon si sulm që synon “frikësimin serioz të popullatës” dhe “destabilizimin apo shkatërrimin serioz të strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo sociale të vendit” shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenac sigurisht që është.
“Në këtë kuptim, minimi i kanalit Ibër- Lepenc me qëllim të ndërprerjes së furnizimit me ujë dhe rrymë në një pjesë të madhe të Kosovës është një akt terrorist që ka pasur qëllim të përcaktuar qartë për destabilizimin serioz të themeleve ekonomike dhe sociale të vendit dhe duke shkaktuar frikësimin serioz të popullsisë. Kjo është edhe arsyeja që Bashkimi Evropian reagoi kaq shpejt dhe e cilësoi këtë krim si sulm terrorist”, pohon Shasha, duke shtuar se e vetmja gjë që mbetet e paqartë është se kush qëndron pas sulmit.
Shasha, në një prononcim për “Danas” vlerëson se sulme të tilla planifikohen dhe kryhen me kujdes dhe profesionalizëm të lartë, gjë që e bën shumë të vështirë zbulimin dhe se ka frikë se nuk do të marrim kurrë përgjigje për pyetjen se kush qëndron pas kësaj.
“Mirëpo, përveç emrave të autorëve të sulmeve, një gjë është shumë e qartë: politika dhe veprimet specifike të presidentit Vuçiq kanë krijuar një mjedis politik dhe të sigurisë që inkurajon dhe mbështet akte të tilla. Për shembull, Vuçiq e lavdëroi Radoiçiqin si luftëtar për liri dhe terroristët e Banjskës si rojtarë të atdheut”.
“Ai e shpalli Kosovën nën okupim total dhe zyrtarët e Kosovës i quajti nazistë gauleiters. Ai [Vuçiqi] e krahasoi kryeministrin Kurti me Hitlerin dhe paralajmëroi se gjërat nuk përfundojnë kurrë mirë për një pushtues. Për më tepër, ai bëri thirrje për rezistencë paralajmëroi Perëndimin se ‘ne do të presim momentin më të mirë dhe do të shfrytëzojmë mundësinë tonë’. E kërcënoi Perëndimin me pasoja që nuk i keni parë ende dhe paralajmëroi se do të ketë edhe më shumë konflikte”, tha Shasha, transmeton Telegrafi.
Ai thekson se kur kësaj situate i shtohen marrëdhëniet e ngushta me Rusinë dhe sigurinë shtetërore ruse, kjo pasqyron qartë përgjegjësin e Vuçiqit për atë që ndodhi me shpërthimin ne kanalin e Ibër Lepencit.
“Ai personalisht ka udhëhequr një politikë armiqësore ndaj Kosovës, në kuadër të së cilës janë rrëmbyer policë të Kosovës, është sulmuar KFOR-i, është kryer një sulm terrorist në Banjskë, është vrarë polici Agim Bunjaku dhe janë kryer disa sulme me granata dore në territorin e Kosovës”.
“Prandaj, me retorikën e tij nacionaliste dhe inflantile, me aktet e tij të dhunshme dhe marrëdhëniet e tij malinje me Rusinë, Vuçiq krijoi një mjedis të rrezikshëm të sigurisë në veri të Kosovës, ku mbështeten dhe promovohen veprime si bombardimi i Ibër – Lepencit. Kjo është arsyeja që sot, edhe pse nuk e dimë se kush është autori i sulmit në Ibër – Lepenc, mund të themi me siguri se Vuçiq mban përgjegjësi të plotë për krijimin e një mjedisi politik dhe të sigurisë që inkurajon dhe mbështet akte të tilla”, tha Shasha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025