Në takimin e organizuar nga Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së shoqërisë civile për të luftuar dhunën në familje dhe për të mbështetur viktimat.
Koordinatorja e strehimores “Liria”, Ibadete Mustafa, tha se gratë e mbijetuara kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale dhe fuqizim ekonomik për të rimëkëmbur jetën e tyre.
Ajo theksoi se shumë gra hezitojnë të raportojnë dhunën për shkak të stigmatizimit dhe mungesës së mbështetjes së duhur.
Leonora Morina-Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, nënvizoi rëndësinë e parandalimit të dhunës me bazë gjinore, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mund të sjellë ndryshime pozitive.
Ajo u zotua për mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe ftoi për angazhime më të mëdha në këtë drejtim.
Nga ana e saj, Linditë Salihu, zyrtare për barazi gjinore, u shpreh se barazia gjinore fillon në familje dhe ndikon në ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të harmonishme.
Salihe Aliu, përfaqësuese nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përshkroi shërbimet e ndryshme që komuna ofron për viktimat e dhunës, duke përfshirë strehimin, ndihmat financiare dhe shërbimet mjekësore.
Nga Prokuroria e Shtetit, Gani Leci, udhëheqës i zyrës për mbrojtjen e viktimave, ndau shqetësimin për rritjen e rasteve të dhunës në familje, duke theksuar faktorët kryesorë si papunësia dhe varësitë.
Sadulla Salihu, nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, bëri të ditur se viktimat e dhunës përfitojnë ndihmë juridike pa kritere, si një mënyrë për t’u dhënë mbështetje të menjëhershme.
Në fund të takimit, pjesëmarrësit theksuan se vetëm me përkushtim të përbashkët dhe ndërgjegjësim shoqëror mund të arrihet parandalimi efektiv i dhunës dhe rehabilitimi i viktimave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Digjitalizimi i dokumenteve kadastrale në Gjilan, Salihu: Lehtësi për qytetarët në qasjen ndaj pronës
Rrënohet objekti i vjetër, Hyseni: Stacioni i Autobusëve në Gjilan po bëhet
Qytetari nga Kamenica ankohet për gropë në rrugë – komuna thotë se rregullimi varet nga kompania kontraktuese
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze